Pas ndeshjeve të Champions League, ku ekipet angleze kanë shfaqur një formë shumë të dobët, këtë herë është radha e ekipit të Çelsit në Europa League për të humbur. Kështu londinezët kanë humbur në ndeshjen e parë përballë ekipit të Steauas së Bukureshtit me rezultatin minimal 1-0 duke rrëzuar të gjitha parashikimet dhe larguar akoma më shumë trajnerin Benitz nga drejtimi i ekipit, pasi tifozët nuk janë lodhur së kontestuari. Në Rumani blutë e kanë pasur më shumë të vështirë sesa e mendonin.

Ndeshja nuk ka nisur e mirë për kampionët në fuqi të Evropës që pësojnë gol në minutën e 34’ me anë të një 11-metërshi, i cili u shëndërrua në gol nga Rusescu. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, londinezët tentojnë me të gjitha mënyrat për të barazuar, por vendasit e kanë administruar mjaft mirë fitoren. Në ndeshjen tjetër mbrëmë Lazio ka qenë surpriza e radhës, pasi ka fituar në Gjermani përballë Shtutgardit 0-2. Për Lazion ka shënuar Ederson në minuëtn e 21 në pjesën e parë. Ndërsa golin e sigurisë e ka shënuar në pjesën e dytë Onazi.

Edhe turqit e Gallatasarayt kanë fituar brenda në Bjellorusi përballë ekipit të Viktoria Plzen. Pas ndeshjeve të para dalin edhe njëherë në skenë favoritët për të fituar trofeun, ku mes tyre është ekipi i Lazios që po tregon që është një nga pretendetët kryesorë, por nuk duhet harruar edhe Interi, Totenhemi dhe Benfika që nuk e kanë thënë fjalën e fundit në Europa League këtë edicion.



Dylber Balla