Pas ditës së parë mjaft emocionuese, Champions League rezervon edhe në ditën e dytë ndeshje interesante. Çelsi - Juventus është njëra nga ndeshjet që pritet me interes maksimal. Kampionët e Europës nuk do ta kenë shumë të lehtë përballë "Zonjës së Vjetër", pasi italianët rikthehen fuqishëm pas disa viteve mungesë. Edicionin e fundit Juventusi arriti të shpallej kampion i italisë me meritë të plotë, pasi nuk regjistroi asnjë humbje duke thyer mjaft rekorde. Mungesa e trajnerit Antoni Conte nuk është ndierë aspak, grupi vazhdon të jetë më i fortë se kurrë dhe gati për të realizuar surprizën edhe në "Stamford Bridge".
Nëse do të analizojmë ndeshjen e fundit në Europë të Çelsit përballë Atletikos së Madridit, juventinët janë në superioritet të ndjeshëm. Megjithatë një ndeshje asnjëherë nuk i ngjan tjetër. Portieri i kampionëve të italisë Buffon para ndeshjes ka deklaruar se nuk do të shkojmë për turizëm në Angli, por për të nisur rrugën e gjatë që ka për objektiv finalen e Uemblit. Sakaq, të zotët e shtëpisë do të kërkojnë të nisin mbrojtjen e titullit kampion me një rezultat pozitiv.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com