Çelsi është shpallur kampion i Evropa League pasi mundi në finalen e ‘Amsterdamit’ ekipin e Benfikës me rezultatin e ngushtë 2-1. Kështu londinezët fitojnë trofeun e dytë radhazi në Evropë, pasi edicionin e kaluar fituan edhe Champions Legaue.

Praktikisht Çelsi është aktualisht fitues i dyfishtë i trofeve më të rëndësishëm për klube në Evropë. Ndeshja nisi mjaft e mirë për ekipin e Çelsit që shënoi golin e parë të ndeshjes me sulmuesin spanjoll Fernando Torres.

Por portugezët nuk dorëzohen lehtë dhe barazojnë me penallti me Oscar Cardozon në minutën e '68. Kur ndeshja po i drejtohej shtesës së parë, është mbrojtësi Ivanovic që shënon golin e triumfit për Çelsin në minutën e '3 shtesë, pas përfundimit të kohës së rregullt duke i dhënë kupën ekipit të Abramovicit.

(d.b/shqiptarja.com)