Liga e Evropës ashtu sikur edhe Liga e Kampioneve ka dhuruar spektakël në katër stadiume në Evropë duke treguar se nuk është shumë larg nga kompeticioni i parë në kontinent. Përvec spektaklit tetë ekipet që kanë zbritur në fushë kanë dhuruar edhe supriza në përfundim të pjesëve të para në përfundim të saj. Kështu kampionët aktual të kontinentit në Ligën e Kampioneve, Çelsi ndryshe nga sa parashikohej e ka pasur shumë të lehtë ndeshjen përballë ekipit të Rubin Kazanit duke shënuar në pjesën e parë dy gola të shpejtë dhe shtangur në 'Stamford Brigde' rusët që vinin me shpresën për të marrë një rezultat pozitiv. Fernando Torres në minutën e 16' dhe Moses në minutën e 32' shënuan shumë shpejt për londinezët, ndërsa në përfundim të pjesës së parë Natchos shënon golin e parë me penallti pas ndërhyrjes së gabuar të Territ. Por në pjesën e dytë rusët nuk arrijnë të barazojnë, madje pësojnë edhe golin e tretë me anë të sulmuesit spanjoll Torres, që realizon dopietë në këtë ndeshje duke u rikthyer pas shumë kohësh.
Me këtë rezultat Çelsi shkon i qetë në ndeshjen e kthimit në Rusi. Surprizë ka qenë pjesa e parë edhe për Totenhemin që pëson dy gola nga Baseli me anë të Stockerit dhe veteranit Frei, brenda 34 minutave duke vendosur heshtjen në njërën pjesë të Londrës. Por në përfundim të pjesës së parë Adebajor ngushton shifrat. Në pjesën e dytë të ndeshjes është Sigurtson që barazon shifrat duke marrë në kontroll lojën pas 45' të para. Por ndeshja përfundon me këtë rezultat duke vendosur kualifikimin në Zvicër.
Në Portugali është zhvilluar ndeshja mes Benfikës dhe Neucastle, miqtë nga Anglia shënojnë të parët me Cisse në minutën e parë. Rodrigo barazon në minutën e 25' pas minutave të mirë që po kalonin iberikët. Në fraksionin e dytë është Lima që kalon Benfikën në avantazh, ndërsa Cardozo me penallti në 71' trefishon rezultatin. 90' minuta të forta janë zhvilluar edhe në Turqi mes Fenerbaces dhe Lazio, aty ku luan edhe shqiptari Cana. 45' e para janë mbyllur në barazim pa gola, ndërsa në 10' e fundit të ndeshjes vendasit kalojnë në epërsi me Uebo me penallti. Atëherë kur ekipet po i drejtoheshin fundit, turqit rrezikojnë me një goditje dënimi duke, portieri i Lazios kundërshton, aty gjendet Kayt që dysfishon rezultatin. Megjithatë Lazio ka shpresa për kualifikim në ndeshjen e dytë, pasi rezultati është i hapur.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com