Roberto Di Matteo nuk do të jetë me trajner i skuadrës së Çelsit. Njoftimi është bërë publik të mërkurën, një ditë pasi Çelsi humbi ndeshjen me Juventusin 3 me 0 në kuadër të Ligës së Kampioneve.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të skuadrës thuhet se "rezultatet e fundit nuk kanë qenë të mira, pronarët dhe bordi drejtues mendojnë se ndryshimi është i nevojshëm për ta mbajtur skuadrën në drejtimin e duhur". Tanimë sfida e Çelsit është edhe më e vështirë në kuadër të Ligës së Kampioneve ku është thuajse i skualifikuar ashtu edhe në Premier Ligën angleze.

Në një konferencë shtypi Di Matteo tha se për momentin është përgjegjës për rezultatet. "Jam këtu dhe mendoj për të ardhmen. Nuk është një çështje për të cilën ju duhet të më pyesni mua por sa më pas do të vazhdoj të punoj", u shpreh Di Matteo.

Pavarësisht largimit të Di Matteos skuadra thotë se nuk do ta harrojë për asnjë moment kontributin që ai ka dhënë në historinë e klubit dhe do të jetë i mirëpritur gjithmonë në Stamford Bridge. Di Matteo e çoi Çelsin drejt suksesit në Ligën e Kampioneve në sezonin e kaluar ndërsa e mori detyrën menjëherë pas shkarkimit të portugezit Andre Villas Boas.

(d.m/ad.ti shqiptarja.com)