Çerdhet publike në Tiranë, afati i
rregjistrimit deri më 30 qersho

Çerdhet publike në Tiranë, afati i<br />rregjistrimit deri më 30 qersho
Për të gjithë prindërit që duan të rregjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhet publike të Tiranës do të kenë afat dorëzimi të dokumenteve deri më datë 30 qershor  sipas një njoftimin e lëshuar nga Qendra për Edukimin dhe Zhvillimin e Fëmijëve.Prindërit duhet të dorëzojnë çertifikatën e lindjes së fëmijës marrë nga njësia vendore që ka në juridiksion çerdhen si dhe plotësimin e një formulary në çerdhe.
 
Duke qenë se kapacitetet e çerdheve publike nuk i mbulojnë të gjitha kërkesat e qytetarëve në regjistrimin e fëmijëve, do të ndiqet rendi sipas kërkesave të bëra.
 
“Nga data 22 qershor deri në datë 30 qershor 2015, pranë çerdheve publike të njësive vendore përkatëse, bëhet plotësimi i formularëve të aplikimit për regjistrim të fëmijëve në çerdhet e Bashkisë Tiranë, sipas rendit të kërkesave të bëra, kapaciteteve akomoduese e planit të pranimeve. Dokumenti i domosdoshëm për aplikim është certifikata e fëmijës lëshuar nga njësia bashkiake që ka çerdhen në juridiksion.
Aplikimet fillojnë nga ora 10:00 deri në orën 14:00, çdo ditë përveç ditës së shtunë dhe të diel”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga Qendra për Edukimin dhe Zhvillimin e Fëmijëve.
 
Në kryeqytet janë gjithsej 30 çerdhe publike, të cilat përballojnë një kapacitet prej më shumë se 3 mijë fëmijësh, ndërkohë që kërkesat janë shumë herë më të larta.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë