TIRANE- Çerdhja numër 15 në Tiranë vazhdon të mbetet jashtë funksionit që pas nisjes së punimeve për rikonstruksinin që mori përsipër Bashkia e Tiranës. Ky rikonstruksion i ndërmarrë nga Bashkia kishte si afat përfundimin e punimeve brenda 6  muajsh, ndërsa një vit më pas  çerdhja është e papërfunduar dhe punimet janë pezulluar perej kohësh. Prindërit e 70 fëmijëve të vegjël të cilët do të frekuentonin këtë ambjent janë të detyruar t’i çojnë fëmijët e tyre në çerdhe private me pagesë, ose në çerdhe të tjera të cilat janë shumë larg lagjes ku ata banojnë.

Në nëntor të vitit 2012 kryebashkiaku Basha mori pjesë në nisjen e rikonstruksionit ku dhe premtoj që brenda afatit ky do të ishte një ambjent me kushte bashkëkohore dhe me standarde europiane. Megjithëse afati i punimeve ka mbaruar 6 muaj më parë, ambjenti i çerdhes mbetet jashtë funksionit dhe hapsira e tij është bllokuar nga shufra hekuri dhe tulla të kuqe të cilat nuk dihet se kur do të futen në punë. Ndërkohë që banorët ndjehen të indinjuar për indiferencën me të cilën i trajton Bashkia, në ambjentet e çerdhes nuk duket asnjë punëtor dhe kjo situatë vazhdon prej muajsh. Kjo çcerdhe do të rikonstruktohej me një investim të Bashkisë së Tiranës që kapte shifrën prej 10 milion lekësh ndërsa sipërmarrës i punimeve është firma Kombeas SH.A. Banorët shprehen se Basha nuk e mbajti premtimin dhe se po abuzon me besimin dhe votën e tyre.  

Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)