Çetnikët shpërndajnë fletushka
Një numër i gazetave, si material propagandues “Srpske Novine”, janë identifikuar dhe sekuestruar në Vushtrri, pas ndalimit dhe kontrollit të një automjeti nga policia e Kosovë. Materiali i identifikuar, sipas personave që po e bartnin, ishte siguruar në veri të Mitrovicës ndërsa destinimi i këtij materiali propagandues, ishte një nga kishat ortodokse serbe të qytetit të Shtimes.
Një numër i gazetave, si material propagandues “Srpske Novine”, janë identifikuar dhe sekuestruar në Vushtrri, pas ndalimit dhe kontrollit të një automjeti nga policia e Kosovë. Materiali i identifikuar, sipas personave që po e bartnin, ishte siguruar në veri të Mitrovicës ndërsa destinimi i këtij materiali propagandues, ishte një nga kishat ortodokse serbe të qytetit të Shtimes.
Rreth orës 10:30 min, njësitë e trafikut rajonal të Policisë së Kosovës, gjatë një kontrolli në trafik, në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në hyrje të Vushtrrisë, kanë ndaluar një veturë civile tip “Opel Vectra” me targa “KS”, me pesë persona në automjet, dy meshkuj dhe tri femra, gjithë të përkatësisë etnike serbe.
“Gjatë kontrollit të automjetit, njësitë policore kanë identifikuar një sasi prej 38 gazetave të emëruara si ‘Srpske Novine’, të shtypura në Toronto të Kanadasë, në alfabetin cirilik në gjuhën serbe, në emër të ‘lëvizjes çetnike të Ravna Gorës’ (origjinal ‘Cetnicki Ravno Gorski Pokret’)”, thuhet në komunikatën e policisë.
Policia e Kosovës, ka sekuestruar materialin, ndërsa me vendim të prokurorit publik, rasti është iniciuar si vepër penale e paraparë në bazë të nenit 115 të Kodit Penal të Kosovës, “Nxitje e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar a etnik”.
Ndaj një personi, të gjinisë femërore, S. ANTONIJEVIC, (1962), banore e Beogradit, Republika e Serbisë, është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë, pasi e njëjta ka deklaruar se i tërë materiali i takonte asaj ndërsa katër personat e tjerë, pas deklaratave të dhëna në Polici, janë liruar nga lokalet policore.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.4%
-
Jo
38.5%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 2244
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë, arrestohet turku, akuzohet se kreu transaksione me vlerë 1 mln € 'para krimi' nga karta e kreditit të një shqiptari! (EMRI)
14 Janar, 11:00
-
Aktivitetet kulturore/ Vijon Java e Dokumentarëve ‘Tek Bunkeri’! ‘Ëndërr apo e vërtetë’, shfaqje teatrore në Pallatin e Kulturës në Patos
14 Janar, 10:52
-
DINAMIKA/ Si u vra Kristian Marku në Vlorë, autorët e ndoqën dhe qëlluan 13 herë në drejtim të tij! Mjeti i të riut u përplas disa herë me trafikndarësen
14 Janar, 10:44
-
Nafta kontrabandë nga Tunizia drejt Porto Romanos, ja bizneset që drejtojnë të dyshuarit si organizatorë
14 Janar, 10:40
-
Dëborë, erë e fortë dhe temperatura deri në -7 gardë, si paraqitet situata e motit në Korçë
14 Janar, 10:27
-
Kupa e Shqipërisë si shpëtim, Magani: Te Tirana ka presion të madh, mos përsërisim gabimet
14 Janar, 10:16
-
Goditet evazioni fiskal në ‘Buzi Sport’, s’deklaroi 3.7 mln € të ardhura! Në kërkim administratori, kontrolle në 8 pikat dhe një shoqëri fiskalizimi
14 Janar, 10:14
-
Gripi Shpendëve zgjeron hartën, zbulohet një vatër e re në Gjirokastër! Mbi 20 pula janë groposur
14 Janar, 10:11
-
GOLAT/ Monza trondit Fiorentinën, e mposht 2-1 dhe i bën nder Milanit
14 Janar, 09:53
-
Tiranë/ Kishte përshtatur lokalin për të luajtur ‘Poker’, arrestohet 31-vjeçari, 11 të tjerë nën hetim
14 Janar, 09:45
-
Superliga i lë vendin Kupës së Shqipërisë, sot dy duele! Agjenda e mesjavës
14 Janar, 09:34
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32