Çfarë arriti në mandatin 4-vjeçar
qeveria në fushën financiare

Çfarë arriti në mandatin 4-vjeçar<br />qeveria në fushën financiare
Gjatë katër vjetëve të mandatit të qeverisë Rama, ka patur si arritje, ashtu edhe probleme në administrimin e buxhetit të shtetit. Progresi në konsolidimin makroekonomik, i vlerësuar ky dhe në renditjet ndërkombëtare, ka qenë një ndër arritjet kryesore të qeverisë Rama.

Ndonëse borxhi publik vijon të mbetet i lartë, buxheti kaloi për herë të parë në suficit dhe treguesit makro erdhën drejt përmirësimit.

Por, pavarësisht përpjekjeve pozitive për konsolidim fiskal, ato kanë ardhur më së shumti si rrjedhojë e tkurrjes së shpenzimeve dhe sidomos në kurriz të investimeve publike.

Në vitin 2016, ato ishin vetëm sa 4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, niveli më i ulët që nga viti 1997, kur vendi praktikisht ishte në një konflikt real, pas krizës së piramidave financiare.

Nga ana tjetër, ndonëse fillimisht u deklarua se detyrimet e prapambetura ishin 72 miliardë lekë, në buxhetet e viteve 2014 dhe 2015 rezultojnë të kthyera në total 51.5 miliardë lekë (33.9 miliardë lekë në 2014-n dhe 17.6 miliardë lekë në 2015-n).

Ku shkuan 145 mln euro? Dhe detyrime të prapambetura u gjeneruan sërish në rreth 31.5 miliardë lekë, për të njëjtat arsye si më parë.

Sa i përket konsumit, teksa qeveria u përqendrua te konsolidimi fiskal, pagat në sektorin publik nuk shënuan rritje dhe vetëm në buxhetin e 2017-s, një vit elektoral ky, u planifikua për herë të parë gjatë këtij mandati rritje.

Edhe sektori privat, nën presionin e konsumit të dobët dhe rritjes së barrës fiskale, nuk vlerësohet të ketë rritur pagat e punonjësve, një element i rëndësishëm ky për të nxitur qarkullimin në ekonomi.

Instituti zyrtar i Statistikave njoftoi se në vitin 2016, paga mesatare mujore bruto e të punësuarve në Shqipëri ishte 45.845 lekë. Një vit më parë, më 2015, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në Shqipëri është 46.830 lekë.

Më 2016, niveli i pagës mesatare bruto shënoi ulje vjetore me 2.1%, pas një rritje që kishte pësuar më 2015.
Kjo ka bërë që konsumi përgjithësisht të qëndrojë i dobët, sidomos në vitin 2015, kur shënoi kulmin aksioni anti-informalitet.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj

Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj