Çfarë dinte portieri Neuer
për penalltitë e Ronaldos?

Çfarë dinte portieri Neuer<br />për penalltitë e Ronaldos?
Portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer është kthyer në heroin e bavarezëve kur skuadra e tij u kualifikua për në finale të Ligës së Kampionëve. Për këtë ai është i vetëdijshëm por edhe gjithë të tjerët. Pritjet e tij nga Ronaldos dhe Kakas nuk ka si të mos duartrokiten.

Por nëse mendoni se pritjet ishin fati i tij atëherë e keni gabim. Neuer ka rrëfyer se ka qenë shumë i përgatitur për penalltitë, dhe sidomos gjuajtjet e Ronaldos.

"Përpara ndeshjes, kam pasur një sesion të gjatë me trajnerin e portierëve. Në një laptop më janë treguar të gjitha penalltitë e Ronaldos. Më është thënë se ai zakonisht gjuan fort, në pjesën e poshte kryesisht në të majtë (ana e djathtë e portierit). E dija para se të gjuante" ka thënë Neuer.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate