Nëse luan apo mbetet në pankinë, nëse shënon apo mbetet "shterpë", Mario Balotelli është gjithmonë në qendër të vëmendjes. I pritur më fërshëllima dhe "booo", sulmuesi i Manchester City u përgjigj me një gol të bukur, ndoshta më të bukurin në Euro 2012.

Por pas golit ndaj Irlandës, sulmuesit me ngjyrë i mbeti në grykë një shprehje. "Bij kurvash" ishte shprehja të cilën e frenoi mbrojtësi Bonucci, për të mos lejuar ndonjë ndëshkim të Balotellit, edhe pse nuk dihet nëse e kishte për tifozët apo ndonjë në vecanti.

I zakonshmi Super Mario alternoi klasin dhe inatin ndërsa tentoi edhe të godiste me bërryl, markuesin e tij pak minuta nga fundi. 'Nuk e di se cfarë ka thënë. Ai po fliste në anglisht dhe ndoshta i doli ndonjë gjë e tepërt. Kishte shumë inat brenda vetes dhe e shfryu me një gol" tha Bonucci. (rb/shqiptarja.com)