Çfarë duhet të dimë rreth vaksinimit

Çfarë duhet të dimë rreth vaksinimit
Efikasiteti i vaksinës varet nga mosha, gjendja immune e personit që merr vaksinën si dhe nga shkalla e ngjashmërisë midis viruseve në vaksinë dhe atyre në qarkullim.
A është gripi ngjitës dhe si përhapet ai?

Po. Gripi është një sëmundje mjaft ngjitëse. Infektueshmëria në fëmijët e shëndetshëm është 10-30% çdo vit. Gripi përhapet nëpërmjet kontaktit person – person duke inhaluar (thithur me anë të hundës) pjesëzat virale në ajrin e infektuar pas kollës apo tështimave nga një person i infektuar ose kontakti direkt me sekrecionet e personit të infektuar duke ndarë objekte të përbashkëta si lugë, pjata, shaminë e dorës apo puthje. Gjithashtu përhapet me anë të objekteve të kontaminuara me sekrecionet e personit të infektuar si bravat e derës etj. Fëmija duhet të qëndrojë në shtëpi, larg nga shkolla apo qendrat e qëndrimit ditor për aq kohë sa ai ka simptoma. Fëmija rikthehet kur simptomat janë larguar dhe fëmija është 24 orë pa temperature apo kur fëmija ndjehet mirë.

Sa zgjat gripi?

Gripi zakonisht zgjat 3-4 ditë, por simptomat mund të përsistojnë deri në 2 javë. Kolla dhe dobësia mund të zgjasin 1-2 javë. Fëmijët nuk është nevoja të qëndrojnë në shtëpi apo larg shkollës ose qendrave ditore për shkak të kollës.
Si diagnostikohet gripi?
Diagnoza zakonisht vendoset me anë të të dhënave klinike dhe duke marrë parasysh edhe stinën kur shfaqen simptomat. Ekzaminimet nuk duhen për të vendosur diagnozën, por për qëllime studimi dhe konsiston në ekzaminimin e sekrecioneve respiratore: fytit, sputum dhe zbulimin e antigjeneve viral dhe në matjen e titrit të antikorpeve specifike.
Si trajtohet gripi?
Qëllimi i trajtimit është lehtësimi i simptomave me anë të medikamenteve. Gripi nuk trajtohet me antibiotikë. Marrja dhe përdorimi i medikamenteve do të behet sipas këshillës së mjekut.
Trajtimi konsiston në:
• Regjim shtrati i cili ndihmon trupin të luftojë infeksionin dhe të lehtësojë simptomat. • Trajtimi i temperaturës, dhimbjes së kokës dhe dhimbjes së fytit bëhet duke përdorur paracetomol, ibrufen bazuar në peshën e fëmijës dhe jo në moshën e tij. Mos përdor aspirinë ose medikamente të ngjashme me të. Fëmijët < 16 vjeç me simptoma të gripit nuk u rekomandohet aspirina sepse shkakton sindromin Reye. • Dietë e bollshme me lëngje të shumta. • Nëse fëmija ka të vjella dhe nuk merr asnjë ushqim nga goja, jepi fëmijës lëngje në sasi të vogël, por të shpeshta si dhe shto ushqimet dhe produktet e qumështit sipas tolerancës. Të vjellat dhe diarrea shkaktojnë dehidrim të cilat kërkojnë solucione orale rehidrues (ORS), por gjithmonë konsultohuni me mjekun. • Hundët e zëna trajtohen në mënyrë të sukseshme me solucion fiziologjik shoqëruar me aspirim të sekrecioneve dhe shfryrje të hundëve. • Kolla dhe kongjestioni trajtohen duke vendosur një lagështues në dhomë dhe medikamente të cilat ndihmojnë fëmijën të flejë. Medikamentet meren në farmaci sipas përshkrimit të mjekut. • Dieta: nuk ka dietë specifike • Aktiviteti : rekomandohet regjim shtrati, qetësi.
Cili është efikasiteti i vaksinës?
Efikasiteti i vaksinës varet nga mosha, gjendja immune e personit që merr vaksinën si dhe nga shkalla e ngjashmërisë midis viruseve në vaksinë dhe atyre në qarkullim.
Cila është përbërja e vaksinës ?
Vaksina përbëhet nga shtamet e 3 viruseve: A, B dhe C. Indikacionet e vaksinës Në pacientë me : Sëmundje kardiorespiratore kronike
Sëmundje metabolike kronike (diabeti)
Sëmundje të veshkës
Sëmundje të gjakut
Fëmijë me përdorim të gjatë të aspirinës
Personeli shëndetsor Kujdestarë të fëmijës Cilët janë grupet me prioritet për vaksinë?

Persona të moshës 2-64 vjeç me sëmundje shoqëruese Fëmijë të moshës 6-23 muajsh Kujdestarë të fëmijëve < 6 muajsh.

SI DHE KUR DUHET TË VAKSINOHEMI
Vaksinimi rutinë ndaj gripit rekomandohet për të gjithë personat e moshës 6 muajsh dhe më të mëdhenj.
Vaksina përdoret për kontrollin e shpërthimeve në popullatë.
Vaksinimi çdo vit është strategjia më efektive në parandalimin e gripit.
Vaksinimi është benefit jo vetëm për grupet në risk të cilët zhvillojnë ndërlikime të lidhura me gripin. Vaksinimi vetëm i grupeve në risk nuk do kishte vlerë pa vaksinuar edhe ata që jane në kontakt me ta.
Rekomandohet vaksinim rutinë çdo vit me vaksinën e gripit pasi gripi shoqërohet me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të konsiderueshme te fëmijët, shoqërohet me një numër të madh vizitash te mjeku pediatër, shtrimesh në spital dhe një numër të madh komplikacionesh dhe rrallë me vdekje.
Vaksina mund të ndihmojë të luftojë disa, por jo të gjitha infeksionet e gripit.
Vaksinimi i grupeve në risk është mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundje të rënda të shkaktuar nga virusi i influencës.Vaksina siguron mbrojtje 60-90%
Vaksinimi është mjaft i rëndësishëm në njerëzit në risk të lartë dhe në njerëzit që jetojnë me këtë person.
Nëse një person ka kancer, astmë, diabet, anemi, sëmundje kronike të zemrës, pulmonit, veshkave, sistemit nervor, ai është në risk. Infektimi me grip mund të jetë mjaft i dëmshëm për shëndetin e tyre.
Pothuajse në të gjitha rastet personat në risk duhet të vaksinohen.
Njofto mjekun nëse ndonjë person që jeton në shtëpinë tuaj është në risk të madh. Çdo person në shtëpi që jeton në shtëpi me një person në risk të madh duhet të vaksionohet për të mbrojtur personin në risk të madh nga infeksioni.
Vaksinimi zakonisht bëhet vonë në vjeshtë.
Krahas vaksinës si mjet parandalues mund të përdoren edhe medikamentet antivirale. Ato ulin gravitetin dhe kohëzgjatjen e sëmundjes veçanërisht kur përdoren brenda 48 orësh nga fillimi i sëmundjes. Megjithatë antiviralët konsiderohen si shtojcë e vaksinës në parandalimin e influencës.

SI APLIKOHET VAKSINA
Në fëmijë të rritur – në muskulin e krahut
Në foshnje dhe fëmijë të vegjël - në muskulin e kofshës
Administrohet gjatë sezonit të dimrit.
Rekomandohet për fëmijë më të mëdhenj se 6 muaj
Fëmijë më të mëdhenj se 9 vjeç
Vaksinim për here të parë: 2 doza të ndara nga 1 muaj, fëmijë të tjerë dhë adultë 1 dozë
Rekomandohet vaksinim çdo vit sepse imuniteti bie gjatë vitit si dhe vetë virusi pëson ndryshime nga viti në vit.
Koha e përshtatshme për vaksinim është tetori dhe nëntori
Nuk duhet të bëhet në personat që njihen se kanë alergji ndaj proteinave të vezës ose komponentëve të tjerë të vaksinës
Prania e sëmundjes së lehtë me ose pa temperature nuk përbën kundërindikacion për përdorimin e vaksinës
Mund të administrohet me vaksina të tjera e injektuar në muskul
Spraj nazal për fëmijët > 5 vjeç. Fëmijët që nuk kanë marrë vaksinë në formë spraj duhet të marrin 2 doza çdo 2 muaj.

Marre nga ALMEDICUS
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë