Çfarë duhet të konsumoni gjatë
verës, akullorja edhe për diabetikët 

Çfarë duhet të konsumoni gjatë<br />verës, akullorja edhe për diabetikët 
Këshillohen midhjet dhe karkalecat pasi janë produkte që treten shpejt. Çaji i ftohtë ndihmon personat që vuajnë nga diabeti
 
Qershitë
Qershia ka përbëres të cilat reduktojnë yndyrnat. Gjthashtu qershia ndihmon moshat e mesme dhe të moshuarit për një gjumë të qetë, duke qënë se ka disa antioksidantë.

Prodhimet e detit
Ushqimi kryesor nga prodhimet e detit mbetet peshku. Ka lëndë të veçanta që mbrojnë kockat, ndihmojnë në rënien në peshë dhe forcon qëndrueshmërinë  e trupit. Po kështu këshillohen edhe midhjet dhe karkalecat pasi janë produkte që treten shpejt, ndryshe nga mishi dhe ushqimet e tjera. Produktet e detit kanë acide lyrore të cilat ndihmojnë zhvillimin e trurit dhe ruajtejn e kujtesës.

Çaj i ftohtë
Çaji i ftohtë ndihmon personat që vuajnë nga diabeti, duke prodhur glukozë. Gjithashtu çaji i ftohtë ndihmon qarkullimin e gjakut, sidmos në temperatura të larta.

Ujë dhe lëngje
Më shumë se kurrë trupi i njerit gjatë verës ka nevojë për ujë dhe lëngje. Nuk ka rëndësi lloji, por çdo ditë trupi i një njeriu duhet të konsumojë minimum 4 litra lëngje ose ujë. Këshillohet për të gjitha moshat, sidmos për fëmijët dhe të moshuarit.

Birra
Pavarsisht se mund të duket e çuditshme, që stdjuesit të japin këhsilla për të pirë birra, në Gjermani janë të bindur se nëse konsumojnë birrë mbajnë trupin në formë. Dy birra në ditë gjatë verës, ndihmojnë qarkullimin e gjakut, duke qënë se janë temperatura të larta (jo më shumë se 2). Po kështu birra këshillohet edhe për të moshuarit.

Kos
Ka vitaminën D e cila parandalon shumë sëmundje, duke filluar që nga kockat. Gjithashtu kosi mbron trupin e njeriut nga myku, helmimet etj. Kosi duhet të kosnumohet gjatë drekës.

Misri
Misri i zier ose misri i pjekur është i pasur me acid folik, që ndihmon aparatin tretës. Misri mbron trupin nga bakteret. Këshillohet që një herë në javë të konsumoni 2 misra, sidomos kur jeni me pushime dhe notoni.
 
Vera
Një gotë verë duhet të konsomohet në çdo kohë. Studimet tregojnë se vera mbron trurin duke forcuar kujtesën. Gjithashtu vera ndihmon zemrën duke rregulluar qarkullimin e gjakut dhe ulur tensionin e lartë
 
Migrena
Që të mos vuani nga dhimbjet e shpeshta të kokës, duhet të kuroni edhe shqetësimet që mund të keni për dhëmbët, sytë, apo bllokimin e hundëve, pasi ndikojnë pjesërisht te migrena
 
Gjumi
Nëse nuk doni të vuani nga pagjumësia mos e hidhni shampon direkt në kokë, pasi acarohet tabani i flokëve, që sjell dhe pagjumësinë. Këshillohet ta hidhni shampon direkt në dorë, jo në kokë.
 
Akullorja
Akullorja nuk ka nivele të larta të glukozës, ndryshe nga së mendojnë diabetikët. Përkundrazi akullorja e çon sheqerin në gjak gradualisht. Kjo do të thotë se edhe diebetikët mund të konsumojnë akullore


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!