Çfarë është ATRAKO

Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO), e cila kryen funksionet e njësisë së
trajtimit të koncesioneve, sipas ligjit nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, për të nxitur dhe asistuar autoritetin kontraktues në vlerësimin dhe negocimin e koncesioneve, është krijuar më 2007.
Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO) është person juridik, publik, në varësi të ministrit
përgjegjës për ekonominë, me seli në Tiranë. Kryetari i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO) emërohet, lirohet ose shkarkohet nga ministri përgjegjës për ekonominë.
ATRAKO ka këto kompetenca:
a) Ndihmon dhe këshillon autoritetet kontraktuese për:
i) shqyrtimin dhe vlerësimin e projekteve koncesionare, si propozime, të kërkuara apo të pakërkuara,
veçanërisht për aspektet e rentabilitetit, fizibilitetit, besueshmërisë financiare të tyre dhe për kriterin e “vlerës për para”, sipas përkufizimit, që i është bërë këtij kriteri në ligjin nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”;
ii) hartimin e kërkesës për propozim, dokumenteve të parakualifikimit dhe të akteve të tjera, që kanë
lidhje me garën (përfshirë projektkontratat koncesionare);
iii) vlerësimin e propozimeve;
iv) përcaktimin e ofertuesit më të mirë;
v) negocimet dhe nënshkrimin e kontratës së koncesionit.
b) Kontrakton ekspertë të specializuar në tregun vendas apo ndërkombëtar, në rast se gjykohet e
nevojshme dhe me kërkesë të autoritetit kontraktues, për:
i) shqyrtimin, vlerësimin dhe realizimin e një projekti koncesionar;
ii) monitorimin e kontratave të koncesionit;
iii) dhënien e këshillave për çështje, që kanë të bëjnë me ndryshimet, shtesat apo rifinancimet e
kontratave të koncesionit.
c) Merr pjesë dhe ndihmon në hartimin dhe unifikimin e dokumenteve standarde (përfshi dhe kontratat),
si dhe të metodologjive për krahasimin e projekteve koncesionare.
ç) Organizon trajnimin e stafeve, që zbatojnë projekte koncesioni.
d) Promovon parimet, institucionale dhe ligjore, për nxitjen e përdorimit të praktikave më të mira
ndërkombëtare në fushën e koncesioneve, për tërheqjen e investimeve të huaja.
dh) Nxit zbatimin e praktikës më të mirë për procedurat dhe rregullat e koncesionit, veçanërisht për
procedurën e propozimeve të pakërkuara.
e) Përgatit mendimin e saj për Këshillin e Ministrave, për kushtet e kontratës së koncesionit, si dhe për
kriterin e “vlerës për para” në projektin e koncesionit, në përputhje me nenin 21/4 të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”.
ë) Mban bazën e të dhënave (data base) për projektet koncesionare në shqyrtim, vlerësim apo ato në
zbatim.
Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO) siguron të ardhura nga shërbimet, që kryen në dobi
të autoritetit kontraktues, si dhe nga donatorë të ndryshëm.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme