Çfarë është sëmundja “gjuha blu”
Simptomat dhe rreziqet e këtij virusi

Çfarë është sëmundja “gjuha blu”<br />Simptomat dhe rreziqet e këtij virusi
Sëmundja “gjuha blu”, që ka prekur bagëtitë në zona të ndryshme të vendit tonë, mësohet të jetë një sëmundje që ka goditur rrallëherë në histori, por kryesisht në rajonin e Mesdheut.

Duke u bazuar në precedentë të mëparshëm ekspertë të veterinarisë e kanë klasifikuar këtë sëmundje infektive si fenomen viral që prek kryesisht kafshët ripërtypëse si delet, dhitë, drerët apo antilopat. Quhet specifikisht “gjuha blu” pasi një nga simptomat që vërëhën tëk kafshët e prekura është dhe ngjyrimi me nuanca blu që merr gjuha e tyre. Ky fenomen i fundit ndodh pasi virusi shkakton dhe cianozën (përqëndrimin në gjak të një sasie të madhe emoglobine të paoksigjenuar).

“Gjuha blu” klasifikohet si virus i llojit Orbivirus dhe deri më tani janë regjistruar rreth 26 tipologji llojesh të këtij virusi. Përhapja e tij kryhet ekzkluzivisht me anë të insekteve pickuese si mushkonjat. Pas transportimit me anë të insekteve të këtij virusi tek kafsha e shëndetshme, periudha e inkubimit përpara se virusi të shfaq sintomat e para, zgjat deri më 7 ditë.

Simptomat më të shpeshta që shfaqen tek kafshët e prekura nga ky virus janë temperaturë e lartë, rrjedhje nazale dhe çalim. Ndërsa dëmet fizike, karakteristike të sëmundjes, janë ulçerat në gojë, në zonën e hundës dhe të buzëve, cianozë në mukozën e kafshës, edemë dhe hemoralgji në sistemin koronar. Vdekshmëria tek bagëtitë e prekura mund të jetë tepër e lartë, sidomos në zonat që kjo sëmundje nuk është shfaqur më parë.

Sëmundja e “gjuhës blu” nuk i prek njerëzit, pra nuk është ngjitëse, por ajo mund të transmetohet nëpërmjet konsumit të mishit apo qumështit. Specialistët e bujqësisë lëshojnë apelin për të gjithë fermerët të mos i therin kafshët, pasi kjo do të shkaktonte përhapje të sëmundjes, mishi i prekur i këtyre kafshëve të prekura i nxirë dhe mban erë.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024