Çfarë është ushqimi i
mirë dhe i keq për fëmijët

Çfarë është ushqimi i<br />mirë dhe i keq për fëmijët
TIRANE- Fëmijët kanë nevojë për vakte të shëndetshme dhe të balancuara të ushqimit në të cilat duhet të dominojnë frutat dhe perimet. Prandaj pediatrët këshillojnë që prindërit të shmangin zgjedhjet e lehta dhe të shpejta të ushqimit, në mënyrë që të mos e mësoni fëmijën me ushqim të shpejtë, i cili në të shumtën e rasteve nuk ka asnjë vlerë ushqyese.

Kur zgjidhni një produkt ushqimor për fëmijën, kini parasysh që qumështi, djathi, jogurti; drithërat; vezët; vaji i peshkut; mish (i kuq), mëlçi; perime jeshile; së paku dy porcione peshku në javë; peme citrusi; karota si dhe të gjitha llojet e pemëve sezonale janë të pasur me vitamina, minerale, proteina, të cilat janë të nevojshëm për organizmin e të voglit tuaj që të zhvillohet sa më mirë.

Më mirë është që të përgatitni vakte ushqimore të fresketa, do të ishte ideale që ti bleni çdo ditë, por mënyra bashkëkohore e jetesës nuk iu lejon prindërve që të kenë mundësi që çdo ditë të blejnë ushqimin, prandaj mund të mbështetni edhe tek prodhimet ushqimore gjysëm të ngrira. Do të ishte mirë që fëmijës ti jepni vakte me fruta 3 - 4 herë në ditë.

LENGJET
Lëngjet në tetrapake janë të mirë, por e kanë shumë sheqer. Nëse fëmijës i jepni lëngje nga tetrapakët, le t'i pijnë vetëm gjatë vaktit ushqimor. Lëngjet e shumta, sidomos nëse pi nga shishja, mund të shkaktojnë karries tek fëmija. Më mirë është që fëmija të pijë ujë ose qumësht.

DUHEN SHMANGUR
Ëmbëlsirat: Biskotat, patatinat, çokollatat apo bonbonat, zakonisht kanë përqindje të madhe të sheqerit, të yndyrërave të ngopura, ndërsa kanë mungesa të vitaminave dhe mineraleve.

Nëse fëmija juaj ha ëmbëlsira rregullisht, mundohuni që ti jepni sasi të vogla dhe vetëm kohë pas kohe, në mënyrë që ato të përfaqësojnë vetëm një pjesë minimale të ushqimit të fëmijës; gjithsesi pastroni dhëmbët e fëmijës çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje; zgjidhni një ditë të javës kur do të mund të hajë ëmbëlsira, le të jetë ajo "dita e ëmbël".

Kini kujdes me kripën. Sasia maksimale e kripës të cilën fëmijët mund ta konsumojnë varet nga mosha e tyre: nga 4 deri në 6 vjeç duhet të konsumojë 3 g në ditë; nga 7 deri në 10 vjeç - 5 g në ditë, mbi 11 vjeç - 6 g në ditë.

Shkrimi u botua në suplementin SHENDETI të gazetës SHQIPTARJA.com
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat