TIRANE- Prokuroria ka akuzuar 13 persona, si shkaktarë të tragjedisë së 9 janarit 2004, mes të cilëve ishin Nazmi Hyka, Cukall Delia, Zef Marku, Viron Robaj, Altin Beluli, Elton Tafili, Hysni Tafili, Artur Rrokaj, Albert Aliu, Sevret Besho, Zamir Podgorica, Sami Hyka dhe Çlirim Sykaj. Disa prej tyre u akuzuan si organizatorë të trafikut, të tjerë vetëm si transportues dhe të mbeturit si pronarët e skafeve. Disa nga autorët u arrestuan menjëherë, të tjerët u arratisën, kurse të mbeturit u kapën jashtë shtetit, për t’u ekstraduar. Më 10 mars të vitit 2012, në Udine të Italisë u arrestua Cukal Delia, 43 vjeç, ku ndodhej te disa miq të tij shqiptarë. Ai ishte dënuar me 15 vjet burg në vitin 2007, nga Gjykata e Vlorës sepse konsiderohet përgjegjës për vdekjen e 21 emigrantëve klandestinë në 9 janar 2004.
Delija, i shpallur në kërkim që prej vitit 2006, jetonte në kushte shumë të mira. Më 2 korrik 2012, kur ishin mbushur 8 vjet nga tragjedia e Karaburunit, u ekstraduan nga Italia dy personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar, të akuzuar e dënuar si përgjegjës kryesorë, Altin Belulaj, 32 vjeç, nga Vlora dhe Cukal Delija. Më 11 nëntor 2011 karabinierët e Romës e kanë arrestuar Belulajn, që kishte gjetur mënyrën për të qëndruar në Itali pa kaluar nëpër zyra konsullatash për vizë apo nëpër zyra komisariatesh për leje qëndrimi. Dokumentet e rreme që u ka treguar karabinierëve, kartë identiteti dhe patentë, ishin rumune, me emrin Florin Dorel Munteanu.
Ata u akuzuan se morën 1500 euro për çdo person. Më 24.01.2005 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e dënoi shtetasin Altin Belulaj me 25 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Kalimit të paligjshëm të kufirit” dhe “Dhënie ndihmë për kalimtë paligjshëm kufiri”. Mirëpo, më 30 maj të këtij viti, Gjykata e Lartë e riktheu në Vlorë, për rigjykim, dosjen ndaj tij. Ndërkaq, më 1 shkurt të këtij viti, Policia e Shkodrës prangosi Zef Markun, i cili ishte dënuar me 25 vjet burg nga gjykata e Vlorës, por 51-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të qenieve njerëzore e arriti t’i shpëtojë drejtësisë për 8 vjet.
Shkrimi u publikua sot (10.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com