Nuk ka shtet.
Nuk ka prestigj kombëtar, kur një individ banal; i korruptuar dhe pa asnjë vlerë në intelekt, të bëjë thirrje për luftë civile dhe për paramilitarë.
Çfarë ka sot Meta që bërtet kështu? Nga kush është trembur? Edhe hajdut, edhe gjeneral paramilitarësh, edhe president që po pret radhën; por gjithashtu edhe i trembur.
Ky në fakt ishte beniamini i madh i Edi Ramës dhe i Koços, që do na bënte shtetin me antishtetin, do të rehabilitonin Enver Hoxhën dhe do të shkonin në Moskë. Por Rama i la më në fund që të dy. Dhe mirë bëri, por nuk mjafton.
Rama mendoi të bënte reformën e moralitetit shqiptar me një individ që e di vjedhjen e shtetit zbulim shkencor.
Kryeministër që nuk e kuptoi që duhej të kishte hyrë në zgjedhje të reja që në janar të vitit 2014. Të shohim si do të dalë sot.
Megjithatë, le të dëgjojë beniaminin e tij Meta tani, i cili i mori dhjetë deputetë në vitin 2013. Kurse tani na paska dalë Meta me kobure në brez. Kush do ta garantojë për paramilitarët: Athina?
Qëndro i qetë Meta se më duket se ke hyrë në një zonë dhe punë të rrezikshme, që është shumë e vështirë për t'u zgjidhur nga memdjengushtësia jote.
Prit dhe shpreso! Mbase nuk të kap aq shpejt Reforma, si Berishën dhe Bashën. Në fakt këta të pritën në çadër.
Nejse, leri paramilitaret , zoti Meta, se vjen Brian Yee nesër në Tiranë...
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com