Çfarë mendon Shtëpia e Bardhë 
për Kanye West si President?!

Çfarë mendon Shtëpia e Bardhë <br />për Kanye West si President?!
Deklarata bombastike e bashkëshortit të Kim Kardashian, se do të kandidojë për Presidentin e ShBA-ve në 2020, ishte shokuese dhe e papritur për një pjesë të mirë të njerëzve.

Ndërsa duhet ta kishim parashikuar, sepse deklarata erdhi fill pas një 'super' fjalimi rreth 15 minuta të gjatë, pjesa më emocionuese e gjithë kësaj është mbase fakti që Kim Kardashian mund të jetë Zonjë e Parë dhe kjo i rrit edhe më shumë shanset...e një vizite të çiftit në Shqipëri?! 

Po kaq të emocionuar sa ne duket se janë edhe banorët e Shtëpisë së Bardhë, por për një arsye krejtësisht tjetër. Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, i pyetur nga Associated Press se çfarë mendimi kishte për kandidaturën e Kanye West, u përgjigj: "Mezi po pres të shoh çfarë slogani do të përdorë për kandidaturën e tij". 

Mundësitë janë të pafundme, por Kanye si një njeri me vizion dhe origjinal, me siguri do të gjejë diçka po aq vizionare dhe origjinale. Në fakt West shpeshherë është akuzuar si narcistik, pak a shumë si Donald Trump. Të ketë vallë ngjashmëri mes fushatave të të dyve?!
kanye west
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat