CFARE PARASHIKON BUXHETI 2014
Buxheti, sipas ministrit të Financave Shkëlqim Cani sjell realizëm, disiplinë të fortë fiskale dhe buxhetore, ndryshim mentaliteti në përdorimin e fondeve publike, përgjegjësi dhe transparencë. Ky buxhet, sipas ministrit Cani, ka rritje prej 14.5 % kundrejt atij të 2013-ës.Në ligjin e buxhetit të vitit 2014 përcaktohet që :
Buxheti për vitin 2014 është:
Të ardhurat 363. 966 milionë lekë;
Shpenzimet 455. 566 milionë lekë;
Deficiti 91 600 milionë lekë.
CFARE PARASHIKON PAKETA FISKALE
Paketa e re fiskale e hartuar nga qeveria synon balancimin e trinomit midis shtetit, biznesit dhe individit.
Ministria e Financave parashikon rritje të të ardhurave për vitin 2014, që do të gjenerohen përmes një reforme fiskale, përmes paketës së re për ndryshimin e një sërë tatimesh dhe taksash kombëtare e vendore, ku synohet balancimi i trinomit të interesave midis shtetit, biznesit dhe individit, përmes forcimit të disiplinës fiskale, konsolidimit të administratës tatimore, ndryshimit të mentalitetit dhe rritjes së përgjegjshmërisë në përdorimin e fondeve publike, si dhe uljes së nivelit të borxhit publik.
Kjo paketë fiskale parashikon një sërë masash, nëpërmjet të cilave do të sigurohet rritje e të ardhurave nga tatimet dhe doganat me rreth 21.7 mliardë lekë . Në këto të fundit do të ndikojë edhe angazhimi i "Crown Agents" në doganat shqiptare.
Mbështetur në sygjerimet e FMN-së, masat fiskale do të jenë të moderuara që të mos preket rritja ekonomike. FMN sugjeron që programi për këtë çështje të jetë elastik kur ekonomia shfaqet më e dobët, objektivat fiskale të zbuten, nëse ekonomia ecë më shpejt, objektivat fiskale rriten. FMN dhe qeveria ranë dakord që baza tatimore të zgjerohet dhe masat fiskale të jenë të drejta duke i trajtuar të gjithë tatimpaguesit njëlloj.
Disa prej masave që do të ndërmerren në kuadër të paketës së re fiskale janë: ndryshohet norma e fitimit mbi të ardhurat personale nga punësimi, duke kaluar nga taksa e sheshtë prej 10 % për pagat mbi 30 mijë lekë në taksën progresive. Nëpërmjet kësaj mase mundësohet që 56 % e të punësuarve do të vazhdojnë të mos e papaguajë tatimin mbi të ardhurat personale,. 41 % e të punësuarve me pagë nga 30 - 130 mijë lekë do të paguajnë 13 % tatim, por do të subvencionohen nga shteti në një shumë totale prej 1.5 miliardë lekë.
Rritja e shkallës tatimore do të bëhet vetëm me 2.8 % e të punësuarve, me pagë mbi 130 mijë kekë. Norma e fitimit mbi të ardhurat personale për këtë kategori është 13 mijë lekë.
Nga zbatimi i kësaj mase do të sigurohet mbështeja e shtresave në nevojë dhe e shtresave të mesme të popullsisë si dhe zbatimi i parimit 'kush fiton më shumë paguan më shumë'. Të gjitha kategoritë e shtresave në nevojë do të marrin subvencion në masën 10 % të TVSH-së, së paguar për produktet bazë të shportës së mallrave në shumën 1.1 miliarë lekë.
Fermerët do të kompensohen në masën 20 % për vlerën e shtuar të paguar për inputet bujqësore.
Rritja nga 10-15 % e shkallë së tatimit mbi fitimin për bizneset do të kompesohet me përmirësimin e administrimit tatimor. Pacientet do të përfitojnë prej përjashtimi nga tvsh prej 10 % e barnave dhe e shërbimeve shëndetësore. Kjo masë do të shoqërohet me një refomë të plotë të sistemit shëndetësor në vendin tonë.
73 mijë të vetëpunësuar nga data 1 janar 2015 do të paguajnë më pak kontribute shëndetësore. 60 mijë biznese të vogla duke filluar nga data 1 janar 2014 nuk do të paujanë me taskën e biznesit të vogël. Hiqen përjashtimet nga disa taksa në sektorin e hidrokarbureve të vendosura prej 20 vitesh me efekte të vogla në buxhet.
Ristrukturohet taksa vendore për biznesin e vogël duke shfuqizuar si taske vendore dhe duke e trajtuar si tatim mbi fitimin në masën 7.5 %. Kjo masë përfshin subjektet e biznesit të vogël me xhiro vjetore nga 2-8 milionë lekë të cilat përfitojnë reduktim të nivelit të taskës. Rritet niveli për disa taksa si akciza për cigaret, produktet e duhanit pijet alkoolike. Ndryshohet struktura e taksimit të birrës. Rritet taska e qarkullimit për benzinën dhe gazoilin duke i përafruar me nivelet e rajonit dhe duke ndjekur politika në mbrojtje të mjedisit.
Krahas ndikimi të paketës fiskale rritja e të ardhurave për vitin e ardhshëm mbeshtetet edhe në poltikat për përmirësimin e administrimit tatimor, uljen e shkallës së evazonit fiskal dhe informalitetit.
Redaksia online
(atsh/sg/shqiptarja.com)