Nisma mendohet se do të ndihmojë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe në rritjen e likuiditetit për subjekte të ndryshme tregtare private.
Nuk parashikohet falja e detyrimeve tatimore të krijuara nga subjektet gjatë periudhës 1 mars 2013 e deri më 1 gusht 2013. Pagesa e tatimeve të këtij lloji do të zbatohet sipas përcaktimit të legjislacionit që rregullon pagesën e tatimeve, pasi nuk ka të bëjë me veprime abuzime nga tatimorët, por me detyrim të përcaktuar më ligjin për procedurat tatimore.
Qeveria e ndërmori nismën për faljen e gjobave të vendosura nga administrata tatimore për periudhën nga 1 marsi 2013 deri më 31 gusht 2013, për të shmangur gjobat me karakter politik që mund të ishin vënë gjatë periudhës në fjalë nga qeveria e mëparshme, pas ankesave të shumta në këtë drejtim.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
