Çfarë parashikon plani francez për Tiranën

Në shkurt të 2010 Bashkia e Tiranës e drejtuar atëherë nga Edi Rama prezantoi në prani të të ftuarve maketin përfundimtar të Planit Rregullues të Qendrës së Tiranës, përgatitur nga francezët e “Architecture Studio”.

Disa nga pikat kyçe të Planit për Qendrën e kryeqytetit:

- Plani harmonizon privaten me publiken

- Nuk do të lejohen godina banimi më të larta se 9 kate

- Kullat e larta paralele me njëra-tjetrën do të jenë të destinuara për veprimtari tregtare, administrative dhe kulturore

- Do të konservohet me pak ndryshime zona e ish-Bllokut, e cila do të bëhet aksesibël vetëm për këmbësorët, si dhe zona e vilave në Rrugën e Elbasanit

- Plani parashikon formimin e Parkut të Madh në qendër të Tiranës, që do të vijë nga shkrirja e Parkut Rinia dhe Parkut të Namazgjasë, si dhe ndërtimin e parkut matanë Stacionit të Trenit

- Zona jugore e qytetit kryesisht do të mbrohet, ndërsa zona veriore do të zhvillohet me godina banimi

- Sheshi “Skënderbej” do të jetë aksesibël vetëm për këmbësorët, me shumë gjelbërim dhe hije për qytetarët. Në shesh u jepet përgjigje hapësirave social-kulturore

- Me planin, gjen zgjidhje edhe ndërtimi i xhamisë për Komunitetin Mysliman, duke krijuar kështu bashkë me Katedralen Ortodokse dhe atë Katolike një trekëndësh të të tria religjioneve

- Plani parashikon edhe futjen në sistemin e transportit publik të një treni urban, me dy-tri vagonë, tepër ekologjik për ambientin

- Plani zgjidh edhe problemin e godinave me destinacion administrativ. Kështu, në ndërtesën e Selisë së Kuvendit (ish-Komiteti Ekzekutiv) është parashikuar të ndërtohet aula (salla e deputetëve) e re e Parlamentit. Teatri Kombëtar do të kalojë në mjediset aktuale të sallës së Parlamentit. Biblioteka Kombëtare do të harmonizohet në kullën që do të ngrihet brenda oborrit të Muzeut Kombëtar, duke u harmonizuar kështu me ndërtesën aktuale dhe duke u sintetizuar me ndërtesën e Hotel “Tirana”

- Gjithashtu plani parashikon edhe zgjerimin e mjediseve të Korpusit Universitar, duke krijuar kështu hapësirat e nevojshme për Universitetin.

- Në plan parashikohet rivitalizimi i Sheshit “Avni Rustemi”

- Sheshi “Nënë Tereza” do të bëhet vetëm për këmbësorë

- Plani parashikon ndërtimin e hapësirave për parkingje të mëdha nëntokësore.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja