Çfarë pengon lotarinë e kuponëve?

Para dy vjetësh Financat njoftuan objektivin e tyre për të aplikuar një metodë të efektshme, pa përdorur policë, tatimorë e burgje, për të detyruar përdorimin e kuponëve fiskalë të shitjes. Deri më sot, një gjë e tillë nuk është realizuar.
Të bën përshtypje një lajm i sotëm i gazetës kosovare “Telegraf”.
“Gjatë muajit tetor dhe javës së parë të nëntorit interesimi i qytetarëve ka qenë tejet i madh për dorëzimin e plikove me kuponë fiskalë për rimbursimin e parave për tremujorin e tretë të këtij viti (korrik-gusht-shtator). Sipas zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në tremujorin e tretë të këtij viti, ATK-ja ka pranuar 53.749 pliko me mbi 1 milion kuponë fiskalë. me vlerë mbi 14 milionë euro.
Projekti po vlerësohet si tejet i suksesshëm nga zyrtarët e ATK-së, por edhe nga njohës të çështjeve ekonomike por ngrenë dyshime se do të zgjasë shumë kohë, për shkak të barrës së buxhetit.
Zyrtarja për informim në ATK, Blerta Nikqi, ka bërë të ditur për KosovaLive se interesimi i qytetarëve për dorëzimin e plikove me kuponë fiskalë për muajt korrik-gusht-shtator, krahasuar me tremujorin e dytë është rritur deri në 140%.
“Nga 19,640 pliko të verifikuara deri më 5.11.2015 nga ATK-ja, numri i kuponëve fiskalë arrin në 1,238,029, kurse vlera e tyre është 14,936,187.98 €. Kjo shifër tregon se qytetarët janë duke kërkuar kuponë fiskalë në të gjitha bizneset ku ata furnizohen me mall ose shërbim, çka ne si ATK presim nga qytetarët të vazhdojnë të kërkojnë kuponë fiskal nga bizneset ku kryejnë blerjen e mallrave apo shërbimeve”, ka thënë Nikqi.
Sipas saj, ATK-ja e vlerëson lartë këtë proces, pasi që në pjesën e luftimit të informalitetit është i kyçur direkt qytetari i Kosovës”.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në profilin e tij në Facebook, ditë më parë ka shkruar se nga ky projekt po zvogëlohet ekonomia joformale, konkurrenca po rritet, po përfitojnë si qytetarët, bizneset e rregullta, ashtu dhe buxheti i shtetit. Kjo, pasi qytetarët, sipas tij, janë të nxitur të blejnë produkte vetëm nga kompanitë, të cilat lëshojnë kuponë fiskalë.
Administrata fiskale e Kosovës aplikon shpërblime si më poshtë: Plikot me më shumë se 30 kuponë dhe me vlerë të përgjithshme nga 250 euro deri në 500 euro rimbursohen në vlerën 10 euro. Plikot me më shumë se 40 kuponë dhe me vlerë të përgjithshme nga 501 euro deri në 800 euro rimbursohen në vlerën 15 euro. Ndërsa plikot me më shumë se 50 kuponë dhe me vlerë të përgjithshme mbi 800 euro rimbursohen në vlerën 20 euro.
Jo më kot Kosova po na i kalon në renditjen “Doing Business”. A nuk është me vend që lotaria, e premtuar si një formë alternative e shpërblimit, që do të shpërblente numra të caktuar të kuponave, të hedhur vazhdimisht me short, të vihej në zbatim? Thua që asnjë subjekt të mos ketë ofruar kërkesën për një koncesion të mundshëm në këtë drejtim, meqë administrata duket se është lodhur shumë nga aksionet…?

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella

Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella