Çfarë shkakton konsumimi i pijeve
me gaz...edhe për personat e dobët

Çfarë shkakton konsumimi i pijeve<br />me gaz...edhe për personat e dobët
Konsumimi i pijeve me gaz thuhet shpesh që ka një sërë efektesh negative në shëndetin e njeriut edhe pse konsumimi i tyre është ende në nivele të larta.

Përveç sëmundjeve dhe problemeve të tjera, konsumimi i rregullt i pijeve me gaz të pasura me sheqerna rrit shancet për zhvillimin e tipit 2 të diabetit edhe tek personat e dobët.

Studiuesit britanikë, në një studim të fundit, u sugjerojnë të gjithë personave pavarësisht moshës së tyre të mos konsumojnë pije me gaz. Kjo sipas tyre do të ulë ndjeshëm numrin e personave të prekur nga diabeti.

“Përfitimet do të jenë tek të gjithë ata që do të reduktojnë pijet e gazuara, pavarsisht peshës që kanë”, - thotë për BBC doktor Fumiaki Imamura, drejtuesi i studimit.

Studimet prej kohësh kanë paralajmëruar për lidhjen që ka mes obezitetit, pijeve me sheqer dhe ëmbëlsirave të tjera me diabetit.

Por, studimet e fundit evidentojnë se diabeti ndonjëherë është i lidhur drejtpërdrejt me konsumimin e pijeve të gazuara, pavarsisht peshës trupore. Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se masa e reduktimit të tipit 2 të diabetit nuk mund të ulet vetëm duke hequr konsumimin e pijeve të ëmbla me gaz, por për këtë rekomandohet dhe aktiviteti fizik e masa të tjera.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane