I keni parasyshë ato netët kur lëvizim nga njëri cep i krevatit tek tjetri dhe nuk na merr gjumi sikur të kishim fjetur gjithë ditën? Epo e kemi vetë fajin, jo se nuk duam të flemë, por sepse nuk kemi parë se çfarë kemi ngrënë përpara se të flinim.
Mos u habisni, nuk e themë unë e thonë studimet, sipas të cilave ushqimi ka një ndikim parësor në gjumin e njerëzve. Disa ushqime kanë aftësinë të nxisin gjumin dhe disa të tjera ta largojnë atë.
Ndaj nëse doni të bëni një gjumë të qetë ja ku e keni listën e ushqimeve që do tju ndihmonin të flinit dhe atyre që do tju pengonin.
Thojini po:
-Qershive: Përmbajnë melaton që ndikon në rregullimin e orës së brendshme të trupit.
-Qumështi: Nxit prodhimin e hormoneve të gjumit.
-Drithërat: Janë shumë të mira për gjumin dhe një zëvendësues i mirë i biskotave në darkë.
-Bananet: Përmbajnë magnez dhe kalium që shërbejnë në relaksimin e muskujve.
-Mishi i gjelit të detit: Përmban triptofan që ndikon në sjelljen e gjumi
Thojini jo:
-Biftek dhe hamburger: Yndyra e lartë është një vrasës i gjumit si dhe rrit aciditetin në stomak duke shkaktuar urth.
-Vera: Mund të jetë e mirë për shëndetin, por e tmerrshme për largimin e gjumit.
-Kafeja: Kafeina largon gjumin dhe stimulon sistemin nervor për të punuar më shumë.
-Çokollata e zezë: Është e pasur në kalori dhe kafeinë duke e bërë të pamundur sistemin nervor të pushojë.
-Red Bull: Kjo pije e energjike shërben për zgjimin e sistemit nervor dhe jo relaksimin e tij.
-Mishi i pulës: Këto janë shumë të mira për drekë, por në darkë janë të vështira për tu tretur duke larguar gjumin.
Tani e keni ju në dorë, ne e bëmë tonën.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com