Çiftet që nuk zihen
jetojnë më shumë

Çiftet që nuk zihen<br />jetojnë më shumë
TIRANE - Ekonomia, vjehrra, kanali televiziv për tu parë… ka shumë alternativa sherri për një çift, por duhet të dini që debatet dëmtojnë shëndetin. Sipas një studimi mjekësor 20-vjeçar nga Universiteti i Utah (SHBA), çiftet që nuk debatojnë janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë se ata që grinden rregullisht me njëri-tjetrin.

Kërkuesit shkencorë kanë ndjekur rreth 1700 çifte të martuar gjatë dy dekadave, duke matur shëndetin e tyre fizik dhe duke marrë përgjigjet e tyre mbi cilësinë e jetës së tyre. Ata dolën në përfundimin se sa më shumë të debatonin me njëri-tjetrin, aq më i keq ishte shëndeti i tyre i përgjithshëm dhe se martesa e lumtur ishte çelësi i një jete të gjatë.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë