Çifti argjentinas, kampionët
botërorë të Tangos këtë vit

Çifti argjentinas, kampionët<br />botërorë të Tangos këtë vit
BUENOS AIRES- Çifti nga Argjentina fitoi vendin e parë në Kampionatin Botëror të Tangos që u zhvillua në Buenos Aires.
 
23 vjeçarja Florenca Zarate dhe 24 vjeçari Guido Palacios u kurorëzuan kampionë pasi performanca e tyre u vlerësua për elegancë dhe mjeshtëri. 

Kur u pyetën se kush ishte sekreti për interpretimin e vallëzimit tradicional të vendit të tyre Zarate tha: Të vallëzosh së bashku, duke lejuar muzikën të kalojë nëpër të gjithë muskujt, dhe thjesht të mbyllësh sytë kjo bën që të dy trupat të shkrihen në një të vetme". 

Rreth 550 çifte nga e gjithë bota konkuruan në Kampionatin e Tangos. 

Kërcimi më sensual në botë u krijua në fund të shekullit të 19-të në rrethinat e Buenos Aires. 

Tangoja, simboli i Argjentinësë është përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s në vitin 2009.

(lç/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024