BRITANI - Një çift xhuxhësh ka lindur një fëmijë të shëndetshëm duke habitur edhe mjekët. Para se të lindte, ata i thanë nënës së fëmijës që të abortonte sepse shansi që foshnja të mbijetonte ishte shumë i vogël.

Kjo për shkakun se të dy prindërit vuajnë nga sindroma e nanizmit, çka i kufizonte rritjen foshnjës.

Nathan Philips është tashmë 3 muajsh dhe mjekët shpresojnë se ai do të ketë një jetë normale.

E ëma Laura Whitfield tha se ardhja në jetë e fëmijës së saj është një lehtësim, pasi në fillim të lindjes mjekët e këshilluan se foshnja mund të mbijetonte për vetëm gjysëm ore në qoftë se do të lindte gjallë, por fatmirësisht nuk ndodhi kështu.

xhuxh
Foto të tjera

Edhe gjatë muajve të shtatzanisë, 24-vjeçarja kishte pasur disa komplikacione dhe kishte injoruar këshillat e mjekut.

Por, në fund gjithçka shkoi mirë. I fejuari i saj, Nathan Philips 34 vjeç, ishte shumë i gëzuar për ardhjen në jetë të djalit të tij. Nathan ka luajtur pjesë të ndryshme edhe në filmin 'Harry Potter'. Ai është personi i vetëm në familjen e tij që vuan nga sindroma e nanizmit.

Ekspertët i frikësohen faktit se fëmija i Laura dhe Nathan mund të trashëgojë sindromën e nanizmit, kurse vetë nëna shpreson për djalin e saj të ketë një jetë normale.


(v.gj/shqiptarja.com)