Autoritetet Portugeze po investigojnë vdekjen e një çifti Polonez të cilët ranë nga shkëmbinjtë ndërsa po provonin të bënin një selfie, fotografim të vetes. Grupet e shpëtimit ndaluan së kërkuari trupat e tyre në Oqeanin Atlantik për shkak të kohës së pafavorshme dhe rinisën kërkimet një ditë më vonë. 

​Autoritet Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Civilëve raportuan gjetjen e trupave të tyre vetëm një ditë më pas. Sipas oficerit që drejtoi këtë investigim thanë se çifti ishte bashkë me fëmijët e tyre, të cilët tani janë marrë nën kujdesin e Ambasadës Poloneze dhe psikologëve.

Sipas asaj çfarë fëmijët kanë thënë, prindërit kanë qenë duke bërë një selfie, që rezultoi të ishte fatkeq pë jetën e tyre. 

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)