WASHINGTON- Ekziston një çift që jetojnë sikur të ishin në vitin 1888-të. Ata jetojnë pa elektricitet, pas anjë lloj teknologjie dhe pa televizor.

Gruaja Sarah Chrisman 33-vjeç dhe burri i saj Gabriel, jetojnë në shtëpinë e tyre në Port Townsend, në Washingon të Shtetetve të Bashkuara  të Amerikës, duke qenë në një botë krejtësisht të tyre dhe të shoqërie tjetër.

Çifti amerikan, ka vendosur të bëjnë një jetë krejt ndryshe nga sa bëjnë të gjithë njerëzit normalë të ditëve të sotme.

Ata i kanë thënë lamtumirë telefonit, televizionit dhe energjisë elektrike dhe bëjnë pazarin në  të vetmin dyqan që ka mbetur i pandryshuar që prej shekullit të 19-të.

Sarah Chrisman, është shprehur se ka nga ata persona që kanë lindur në vendin e gabuar, ndërsa unë kam lindur në epokën e gabuar.

Jeta e saj, jashtë kësaj epoke, ka përfunduar në faqet e një libri dhe titulli i tij duket se është zgjedhur duke u bazuar tek veshjet e saj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)