Çifti Renada (Luzja) dhe Klintoni
pushime në bregdetin Jon

Çifti Renada (Luzja) dhe Klintoni<br />pushime në bregdetin Jon
Ajo është buzëqëshja dhe aktorja më e dashur e spektaklit “Portokalli” në Top Chanel, ndërsa ai show-man dhe modeli që tërheq ekranin e televizionit.

Bëhet fjalë për çiftin Renada Caci, aktoren e talentuar (Luzja e Portokallisë) dhe modelin Klinton Zeqiraj, të cilët prej gati dy vitesh po shijojnë në maksimum dashurinë e tyre.

Edhe pse lidhja e tyre u komentua gjatë dhe u prit me skepticizëm në media për shkak të differences së moshës mes tyre, Renada dhe Klintoni po plotësojnë kornizën enjë çifti perfekt të ekraneve shqiptare.

klinton zeqiraj

Renda permes  këtyre fotove na shfaqet shumë hot dhe me linja perfekte, për tu pasur zili nga shumë femra.

Të kontaktuar nga gazeta, çifti na tregon se këto ditë të nxehta kanë zgjedhur të jenë në brigjet e detit Jon, aty ku shpirti qetëson zhurmat e kryeqytetit.

“Kjo verë më ka ngjallur shpirtërisht, po shijoj momente të bukura në krahët e dashurisë sime. Sërish, këtë vit kemi zgjedhur si destinacion bregdetin e jugut, aty ku kaltërsia e detit të magjeps gjatë sezonit veror shprehet Renada.

Ndërkaq, këto ditë të bukura bëhen dhe më tërheqësepër çiftin, pasi banori i tretë i shtëpisë së pushimeve është edhe Ajsi, qenushi I Renadës.

Aktorja e cila na vjen me këto foto të nxehta në plazhin e Sarandës, premton se shtatori do të jetë plot me supriza si për sezonin e ri të “Portokallisë” ashtu edhe në jetën private.

Ndërsa, modeli Klinton Zeqiraj po përgatit për një show televiziv por, akoma nuk na zbulon diçka konkrete.

Renada në top formë, mahnit me linjat e saj.
Redaksia Online
(i.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit