NORVEGJI - Një çiklist norvegjez ka rrezikuar jetën duke ecur mbrapsht me biçikletë përgjatë rrugës së një mali.

Eskil Ronningsbakken eci mbrapsht me rreth 80 kilometra në orë në rrugën gjarpëruese të malit Trollstigen në Norvegji.

Me gjithë motin e keq dhe mjergullën, çiklisti ekstrem nuk u tërhoq por vazhdoi deri në fund me këtë numër të rrezikshëm, pa përdorur pajisje sigurie.

Ai e bëri të gjithë këtë rrugë i ulur mbrapsht në shalën e biçikletës së tij. Video e hedhur në Youtube i ka kaluar 300 mijë klikimet në pak ditë.

Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)