Një çiklist ka shpëtuar për mrekulli, pasi i hyri në qafë një degë peme rreth 35 centimetra. Adrian Wood u rrëzua me biçikletën e tij gjatë një udhëtimi dhe dega e pemës depërtoi në qafën e tij, vetëm dy centimetra larg një arterie. Në qoftë se dega do të kishte lëvizur fare pak, arteria do të çahej dhe çiklisti do të pësonte hemoragji gjaku, çka do t’i shkaktonte vdekjen.
ciklist
Por, çiklisti nuk u dorëzua dhe shkoi vetë në spital, duke mbajtur në qafë degën 30 cm. Ai tha se gjatë rrugës për në spital ka bërë hapa të kujdesshëm, sepse nëse dega do të kishte lëvizur pasojat do të ishin fatale. 34-vjeçari i’u nënshtrua menjëherë operacionit, ku kirurgët kanë mundur të nxjerrin nga qafa e tij degën e pemës.

Pas operacionit, çiklisti u shpreh se do t’i kthehej sa më shpejt çiklizmit, kurse degën e pemës e ka mbajtur në formë kujtimi.


ciklist

ciklist


(v.gj/shqiptarja.com)