Trajneri i ekipit të çiklizmit të Apolonisë së Fierit Kiço Kalemi është futur në grevë uri në palestrën ku ekipi zhvillon stërvitjen, pasi është shkarkuar nga detyra për shkak të moshës së madhe sipas drejtorit të sporteve në Bashkinë e qytetit të Fierit. Por këtë vendim trajneri i çiklizmit nuk e ka pranuar aspak duke u futur në grevë.
Në një prononcim për A1 REPORT, Kalemi shprehet se shkarkimi i tij është i inskenuar nga Skëndr Anxhaku dhe Bashkia Fier. " Unë nuk mora pjesë dhe nuk votova në zgjedhjet për president të Skënder Anxhakut, pas këtij momenti ai deklaroi se do ta heq nga detyra dhe këtë e arrit në bashkëpunim me Bashkinë.
Ky vendim nuk është i drejtë, pasi kam një jetë të tërë që i kushtoj këtij sporti. Nuk është mosha arsyeja e vërtetë e shkarkimit sikundër deklaron bashkia, por mos votimi për Anxhakun, i cili është president i vetëshpallur. Ndërsa nga greva nuk dal deri sa të pastrojmë sportin nga njerëz si Anxhaku" përfundon Kalemi.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com