Çiljeta feston me tifozët e Skënderbeut

Çiljeta feston  me tifozët e Skënderbeut
Titulli kampion për të dytin vit radhazi dhe për të tretën herë në histori, e ka kthyer Korçën në epiqendrën e festës gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut. Në një koncert festiv në stadiumin “Skënderbeu”, presidenti i FSHF-së Armand Duka ka dhënë edhe medaljet për lojtarët kampionë të Kategorisë Superiore, si dhe trofeun e kampionatit. Festa e titullit kampion ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku protagonistët e titullit kanë dalë edhe në qytet për të shfaqur me krenari trofeun. Pjesë e këtyre festimeve duket se është bërë edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila e ka ndezur më shumë atmosferën. Këngëtarja kishte veshur një fustan të shkurtër gri, dhe një palë taka “pink”, që e tregojnë atë shumë seksi dhe provokuese. Ajo kishte vënë në qafë edhe shallin e skuadrës së Skënderbeut. Këngëtarja kohët e fundit është ndarë edhe nga i dashuri i saj, pasi ky i fundit është arrestuar në Itali, për shpërndarje lëndësh narkotike. Por kjo nuk e ka penguar këngëtaren të vazhdojë përpara me aktivitetin e saj artistik dhe atë privat. Pak ditë më parë Çiljeta ka njoftuar edhe hapjen e biznesit të saj të ri të veshjeve, që do të quajë “Just Çiljeta”.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën