Çiljeta: "Unë e kam bërë
zgjedhjen time dhe jam e lumtur"

Çiljeta: "Unë e kam bërë<br />zgjedhjen time dhe jam e lumtur"
TIRANË - Prej dy ditësh Çiljeta Cilaga ka zgjuar kuriozitetin me fotot e publikuara me udhëtimin e parë të birit, Fernandos. Ndoshta ajo ka shkuar t’i bëjë një surprizë të dashurit të saj me të cilin edhe pas lindjes së djalit të tyre jeton e ndarë. Shumica duan të dinë edhe nga një kureshtje provokuese se kush është ai “burrë misterioz” që ia ka marrë zemrën njërës prej femrave të cilësuara si seks-simboli shqiptar. Çiljeta nuk i lë të presin shumë gjatë dhe me sinqeritetin që e karakterizon zbulon në mediat e Kosovës gjithçka rreth lidhjes së tyre, por asnjëherë s’e tregon fotografinë e babait të djalit. Çiljeta poston vadimisht fotot e të birit Fernandos në profilin e saj, ku vogëlushi ekspresiv dhe bukurosh merr mijëra like.

Cilaga thotë se partneri i saj nuk ka dëshirë të jetë pjesë e ekranit apo mediave: “Ai është një njeri që nuk ka dëshirë të jetë pjesë e ekranit, e gazetave apo e shtypit rozë. Nuk i ka pëlqyer kurrë kjo gjë. Është një njeri me rëndësi në jetën e tij dhe nuk ka dëshirë të jetë pjesë e gazetave”, thotë ajo.  Madje Çiljeta rrëfen hapur se bëhet fjalë për një marrëdhënie ku të dy partnerët gëzojnë pavarësinë e tyre. “Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë, na lidh një fëmijë bashkë.

Ai ikën dhe vjen në Shqipëri, ikën rri atje, vjen prapë, kështu që nuk është se kam një familje 100 për qind të shëndoshë, një familje tipike shqiptare që jetojmë 24 orë bashkë. Por unë e kam bërë këtë zgjedhjen time vetë dhe jam shumë e lumtur për këtë zgjedhje që kam bërë, sepse kam marrë një fëmijë shumë të bukur, shumë të shëndetshëm dhe me shumë dashuri nga kjo marrëdhënie. Ai është babai i fëmijës tim dhe unë ndihem shumë mirë me këtë lloj marrëdhënie”

Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'