Që pas ardhjes në jetë të Fernandos, profili në facebook dhe Instagram i Çiljetës është i mbushur me fotot dhe videot e Fernandos së vogël.
Çiljeta, vajza që ishte betuar se nuk do të hiqe dorë kurrë nga aventurat, prej kohësh ka filluar të sillet si një nënë e devotshme.
Madje në një prej statuseve të fundit të saj në “facebook”, Çiljeta shkruan se aq shumë është dashuruar pas djalit të saj Fernando sa është e gatshme të japë edhe jetën për të.
Çiljeta shprehet se fëmija është gjëja më e bukur që zoti mund t’i japë një gruaje ndaj edhe për atë krijesë ajo është gati të jap edhe jetën.
Tashmë pritet që edhe Çiljeta njësoj si shumë kolegë të saj kanë bërë për fëmijët e tyre, t’i dedikojë një këngë Fernandos së vogël.ty Fernando.
Redaksia Online
(i.n/shqiptarja.com)