Mungesa e Çiljeta Xhilagës në tregun muzikor shqiptar është ndjerë prej gati tre vitesh, që kur këngëtarja u bekua me lindjen e djalit Fernandos.

Këngëtarja ka lajmëruar në rrjetin e saj Instagram se ka vendosur që të thyejë këtë pauzë me rikthimin në spektaklin e Këngës Magjike me një baladë.

Kënga do të jetë një bashkëpunim me Elgit Dodën dhe tekst tepër “të hollë” nga Olti Curri.

ciljeta xhilaga

Jo vetëm fansat, por edhe vetë këngëtarja e pret me shumë emocion këtë rikthim ku shkruan, “Neser eshte nje dite shum e rendesishme per mua sepse mbas 3 vjeteve pauz ne karrieren time artistike do te kthehem me nje kenge te re...e ku ka me Mir se te rikthehesh ne Festivalin #kengamagjike .

Dhe pse Kjo pauz ja vlejti shum per mua sepse solla ne jet fernandon Tim te Vogel nje dashuri te pakrahasueshme me asgje .

Emocjonet me kan filluar qe sonte teksa degjoj kengen ne kufje dhe imagjinoj vetem neser ne skene...uroj me Zemer ta pelqeni kengen time me te re nje BALAD dashurie e titulluar "Nuk e di pse me do" e krijuar dhe punuar me shum profesionalizen nga producenti @elgitdoda me nji teks shum te ndjere nga @olticurri ju ftoj te gjitheve tme ndiqni nsr tek e djela shqiptare ne Oren 1:30.

Thnx @elgitdoda for this amazing song and@olticurri for the lovely lycries 😘😘 lov u boys both God bless u all.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)