FUSHE KRUJE - Arrestohet një prej personave të cilët prej muajsh kanë kërcënuar drejtuesit e fabrikës së çimentos në Fushë Krujë. Policia e Tiranës ka bërë sot të ditur se pas kallëzimit të pronarit Charles Bouri, u arrestua në flagrancë shtetasi Fredjan Zalla, Ndalimi i tij u realizua në afërsi të Urës së Gjolës, në Fushë-Krujë.
Policia bën me dije se 27-vjeçari Zalla, lindur dhe banues në fshatin Zallë-Krujë, ka qënë i dënuar më parë disa herë për veprat penale të “Kanosjes”, “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”, “Kundërshtimit të punonjësit te rendit publik” dhe “Prishjes se qetësisë publike”.
Ai dyshohet se 3 ditë më ka dërguar mesazhe telefonike me përmbajtje kërcënuese në drejtim të Charles Bouri dhe Jorge Jehas, të dy drejtues të fabrikës së çimentos, ku javë më parë u vra administratori palestinez Rivik.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com