Çitaku në Beograd: Kosova
kurrë më pjesë e Serbisë

Çitaku në Beograd: Kosova<br />kurrë më pjesë e Serbisë
BEOGRAD - Ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, e cila po merr pjesë në seminarin për integrime evropiane në Beograd, tha sot, që ka shumë kujtime të hidhura për Beogradin nga e kaluara, sepse i ka shkaktuar shumë të këqija popullit shqiptar të Kosovës, por shtoi se nuk do që të kthehet në atë periudhë dhe dëshiron që gjenerata e saj t’i kthehet një të ardhme më të lumtur në paqe e pa konflikte, ndonëse e kaluara nuk mund të shlyhet lehtë.
 
Çitaku tha se Kosova e meriton t’i fillojë negociatat për MSA-në dhe e mbështet rrugën evropiane të Serbisë. “Njerëzit në Kosovë dhe rajon e dinë shumë mirë çka mund të prodhojë një Serbi anti-evropiane”, theksoi Çitaku.
 
Por, Serbia duhet ta ketë të qartë se me Kosovën duhet të jetë partnere e barabartë në çdo fushë dhe të harrojë përgjithmonë se Kosova mund të kthehet sërish si pjesë e saj. “Kosova asnjëherë më, po e përsëris, asnjëherë nuk do jetë më pjesë e Serbisë”.
 
Sipas Dushan Janjiçit, organizatorit të këtij seminari, raporti i Catherine AsHton lidhur me progresin e Serbisë do të jetë pozitiv dhe se këtij vendi më 28 qershor do t’i hapet rruga e negociatave për anëtarësim në BE.  Ai ftoi subjektet politike serbe që të përgatiten për zgjedhjet lokale në Kosovë, duke shtuar se në ato zgjedhje kanë shans të ndërtojnë një autonomi rajonale.
 
Ministrja Çitaku pas dite është takuar edhe me korin diplomatik në Beograd.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë