Çitaku: Vonesat në liberalizim e
lëvizjes, është për fajin e KE-së

Çitaku: Vonesat në liberalizim e<br />lëvizjes, është për fajin e KE-së
PRISHTINE - Vonesat në heqjen e vizave janë rezultat i mosnjohjes së procesit nga ana e Komisionit Evropian, ka thënë ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.
 
Shefja e dikasterit kryesor që merret me integrime evropiane në intervistën dhënë “Kohës Ditore” ka deklaruar se afatet kohore për procesin e liberalizimit të vizave nuk janë shkelur nga Kosova, por nga ana e Komisionit Evropian, që pas dy vjetësh ka publikuar vetëm një raport vlerësues dhe ka dërguar vetëm një mision vlerësues.
 
Sipas Çitakut, pengesë kryesore në rrugën drejt liberalizimit të vizave vazhdon të jetë migrimi ilegal dhe rritja e numrit të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian. Çitaku ka thënë se azili nuk është shkak, por pasojë e gjendjes jo të mirë në të cilën jetojnë shumë qytetarë të Republikës së Kosovës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës