Në një opinion të botuar në gazetën Express, kolegu im Berat Buzhala bashkë me të cilin i takojmë të njëjtës parti, kishte shtruar një sërë pyetjesh për mua si ministër i drejtësisë. Nuk e di nëse bëj mirë që po i përgjigjem shkrimit në fjalë, jo për shkak se pyetjet e tij nuk ishin me vend, por për shkak se nuk e di nëse më takon mua të përgjigjem në pyetje që i përkasin bindjes së lirë të gjyqtarëve. Secila përgjigje imja që nuk i shkon fort për lëvdatë sistemit tonë gjyqësor, cilësimit të lirë të prokurorëve e gjyqtarëve, medoemos do të konsiderohet si tentativë e imja personale - e më pas e Qeverisë së Kosovës - për të ndërhyrë në pavarësinë e gjyqësorit. Këto më vonë do të zgjeroheshin në një rrebesh deklaratash mediatike, nga secili cep i shoqërisë sonë. Në rastin tjetër, po ndodhi që unë ta lavdëroj gjyqësorin për punën e tyre, une dhe gjithë qeveria do të konsiderohemi se jemi në të njëjtën anë të bashkëpunimit për interesat e njëri tjetrit. Asnjëri nga këta skenarë, i nderuari z. Buzhala, nuk më pëlqen aspak. Ashtu siç nuk më pëlqen që të zihem fajtor për cilësimin e lirë të prokurorëve e gjyqtarëve, cilësim ky i cili u takon me ligj e me çfarëdo standardi ndërkombëtar që ne duhet ta zbatojmë. Besoj se gjithë profesionistët e drejtësisë duhet ditur se Ministri i Drejtësisë, lere që nuk duhet pasur ndikim në cilësimin e lirë të aplikimit të ligjit nga gjyqtarët e prokurorët, por aas nuk duhej pyetur për një gjë të tillë. Andaj edhe pyetjet e shtruara nuk janë për mua.
Pyetjeve të cilave unë si Ministër i Drejtësisë mund t’u përgjigjem, kanë të bëjnë pikërisht me punën time. Unë jam përgjegjës nëse ligjet që unë dhe ekipi im kemi sjellur garantojnë që të ketë trajtim të barabartë të palëve në një procedurë penale, nëse këto ligje garantojnë që të drejtat e të akuzuarit për çfarëdo vepre penale të respektohen dhe të garantoj që mundësitë për abuzim të fuqisë së prokurorit apo gjyqtarit të jenë minimizuar. Dhe për këtë, z. Buzhala, përgjigjem me plot gojë të ju them se po, në reformimin e sistemit të drejtësisë penale që kemi bërë me Ministrinëe Drejtësisë, këto kanë qenë disa nga shqetësimet tonë kryesore. Prandaj, jemi munduar që të ndryshojmë ligjin në aso forme sa të minimizojmë mundësitë e oscilimeve aq drastike që kemi parë shpesh në praktikë, e që edhe më parë ka qenë në përputhje të plotë me lirinë e cilësimit që i është dhënë një gjyqtari a prokurori.
Për shembull, jemi dëshmitarë të dënimeve shumë kundërthënëse me njëra tjetrën, kur për të njëjtën vepër penale, në rrethana të ngjashme, dikush është dënuar me 200 euro gjobë, e dikush tjetër me 5 vite burgim. Si shqetësim serioz që ishte, Kodi i ri Penal u mundua që t’i heqë këto diskrepanca kaq të mëdha, këto mundësi për dallime kaq drastike në dënime. Ndoshta pikërisht për këtë arsye - për sigurinë juridike - palët në procedurë tani vazhdimisht kërkojnë që të zbatohen Kodet e reja ngase janë më të favorshme. Por duke bërë këtë është dashtë gjithashtu që të ruhet dinjiteti dhe të kihet parasysh profesionalizmi i gjyqtarëve që do t’i vendosin ato raste dhe prandaj është ikë nga sistemet e dikurshme që sot cilësohen jonjerëzore, kur gjyqtari nuk ka pasur aspak liri të vlerësimit sipas mendimit të tij të lirë, e kur dënimi e masa për një vepër ka qenë i fiksuar në gur. E njëjta politikë është reflektuar edhe në Kodin e Procedurës Penale. Gati çdo akt i njërës palë gjithsesi është subjekt i shqyrtimit, i sulmit, i kundërshtimit nga pala tjetër. Për cdo akt të njërës palë, ekziston edhe ekuivalenti për palën tjetër. E gjithë kjo është bërë në emër të krijimit të një barazie absolute midis palëve.
Dua të them që sistemi ynë është sistem i tillë i cili prioritizon barazinë e palëve, por që gjithsesi e çmon shumë edhe lirinë e vlerësimit të gjyqtarit në një procedurë. Gjyqtarët tanë duhet përcjellë praktikat ndërkombëtare, janë të obliguar të përcjellin praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe t’i përcjellin standardet qe ato krijojnë. Por ky obligim nuk ndërhynë me cilësimin e lirë të gjyqtarëve për atë se sa duhet dënuar dikush për një vepër penale apo se çfarë masa të sigurisë procedurale duhet ndërmarrë. Kjo për shkak se secili shtet e përcakton sistemin e tij penal. E pse është kjo me rëndësi? Është pikërisht për faktin se asnjë shtet nuk mund të njohë rrethanat e tij shoqërore më mirë se ai vet. Për këtë arsye ne nuk kemi kopjuar një sistem të huaj të drejtësisë penale, por kemi krijuar një që duke garantuar të drejtat e njeriut siç kërkohet ndërkombtarisht, sistemi ynë i duhet përshtatur rrethanave të vendit. Për këtë arsye, një gjyqtari i takon me ligj që të vlerësojë vetë nëse e cilëson si të nevojshme që dikujt t’i caktojë paraburgim e dikujt jo. Për t’u garantuar palëve që i gjithë ky vendim nuk varet nga një person i vetëm, ekziston dyshkallshmëria, një gjykatë apo dy më të larta, e ku nuk vendosë një person i vetëm por më shumë gjyqtarë profesionalë. Një gjyqtar në Hagë përballet me rrethana tjera e një në Prishtinë ka rrethana tjera që i cilëson si të rëndësishme.
Përgjegjësia profesionale duhet qenë kryefjala e punës së çdo gjyqtari. Kjo sepse një gjyqtar nuk vendosë thjeshtë për jetën e një qytetari, por në këtë vendim ai vendosë shembullin që duhet ta shohë shoqëria jonë. Sepse ai gjyqtar duhet të vështrojë nëse pasi që ai të shkojë, një vendim i njëjtë si i tiji të merret edhe nga kolegu i tij që vije pas. E kështu, dhe vetëm kështu, garantohet sistemi i mirëfilltë që ne jemi munduar ta krijojmë. Është pikërisht ky sistem ku gjyqtari duhet ndjerë rehat me vendimet që ka ndërmarrë, përderisa ndihet rehat me kushtet e reja në punë që i janë krijuar vetëm tani kur ata kanë emërime të përjetshme dhe paga të sigurta e të mirëfillta. Por sistemi që unë jam munduar ta krijoj nuk është sistem i cili duhet ndikuar nga ajo që unë dhe ti kemi për të thënë për të. Sistemi që unë jam munduar të krijoj është një sistem i cili mirëpret debatet shoqërore si ky i yni që mundohen ta përmirësojnë atë, por që nuk është i obliguar t’i shkojë përshtati preferencave tona të çfarëdoshme personale. Sistemi që unë jam munduar ta krijoj nuk është sistem në të cilin unë do të kem ndikim për një vendim që mua s’më pëlqen.
Ky është sistem ku vlerësimi i lirë i gjyqtarit duhet kujdesur që të mos abuzohet, por të bazohet në rrethanat që ligji ia ka lejuar. Dhe përderisa vlerësimi i gjyqtarit në çfarëdo vendimi që ekziston sot është në kuadër të autorizimeve të tyre ligjore, atëherë përgjigja ime për ju z. Buzhala do të jetë se po jam duke menduar shpesh për pyetjet që ju i keni parashtruar. Megjithatë, sistemi që unë jam munduar të ndërtoj është i tillë që identifikon gabimet e veta dhe e lejon mundësinë për përmirësimin e tyre. Sistemi që unë jam munduar të krijoj është sistem që e sundon ligjin me ligj. Përgjegjësinë për rastet individuale do ta mbajnë secili gjyqtar. Përgjegjësinë për sistemin e mbaj unë. E sistemi, kështu siç është, e pa u shkelur, është i duhur dhe i drejtë.
/Shqiptarja.com