"Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare është një prej atyre momenteve të rëndësishme të historisë, ku shqiptarët kanë treguar se dinë ta çlirojnë atdheun e tyre duke u bazuar tërësisht në një luftë partizane. Sot është momenti për të shprehur të gjithë mirënjohjen për ata 28 mijë dëshmorë të cilët dhanë jetën e tyre, dhe sigurisht krahina e mbarë Elbasanit ka një kontribut të shkëlqyer në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Prefektin dhe deputetët jemi këtu për të shprehur mirënjohjen e PS dhe institucioneve të cilat kemi nderin të përfaqësojmë, sepse ne mendojmë që ashtu siç u radhitëm në koalicionin e fitores në vitin 1944, ashtu sot Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe jemi në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE.
Në këtë 29 Nëntor, lajm i mirë për të gjithë shqiptarët është se shumë shpejt Shqipëria do të hapë negociatat për anëtarësim në BE. Në të gjithë vendin, ky 29 Nëntor i gjeti Varrezat e Dëshmorëve tërësisht të rikonstruktuara falë një angazhimi të Ministrisë së Mbrojtjes", tha Balla.
d.c./shqiptarja.com












