Shqiptarët në mbarë vendin përkujtojnë sot 73-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë. Jubileu i 73 i çlirimit të kuqezinjve është përkujtuar sot dhe në qytetin e Fierit. Në përkujtim të kësaj dite të shënuar autoritetet vendore në Fier, deputetë të Partisë Socialiste, familje të dëshmorëve, nxënës shkollash dhe qytetarë kanë zhvilluar homazhe në varrezat e Dëshmorëve të rrethit Fier.

29 Nëntori është një ditë historike për të gjithë kombin shqiptar dhe kurorëzimi i lirisë së Shqipërisë nga pushtuesit Nazi-Fashistë. Në simbol të kësaj dite të gjithë përkulen dhe vlerësojnë heroizmin e dëshmorëve. Në këtë ditë të çlirimit kanë munguar përfaqësues të Partisë Demokratike, të cilët kanë festuar dje edhe Pavarësinë edhe ditën e Çlirimit të Shqipërisë. 

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në kryeqytet, ku as kjo ditë e rëndësishme nuk e bashkoi politikën shqiptare, ku përfaqësuesit e PD nuk iu bashkuan homazheve të zhvilluara sot nga mazhoranca te varrezat e Dëshmorëve. 

d.c./shqiptarja.com