TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë, konkretisht Kryesia dhe Salla Plenare hapi sot dyert për publikun duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në kuadër të festimeve për 70-vjetorin e Çlirimit të vendit.

Në ambientet e brendshme të Kryesisë së Kuvendit janë ekspozuar për publikun fotografi dhe video në kujtim të dëshmorëve të rënë gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Një tjetër detaj i rëndësishëm që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte edhe ekspozimi i disa nga sendeve personale të heronjve që janë trashëgimi e Muzeut Kombëtar.

KUVENDI I SHQIPERISE

Të shumtë ishin qytetarët të cilët vizituan ambientet e Kryesisë së Kuvendit duke shuajtur kështu kuriozitetin. Të rinj e të reja, por edhe të rritur, janë njohur më nga afër me ambientet ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve të përhershme parlamentare.

Ndërkaq, edhe në godinën e Sallës Plenare, qytetarë të shumë vizituan ambientet e brendshme, të cilat gjithashtu ishin hapur në kuadër të festimeve për 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut.

clirimi ekspozita kuvendit

atmosfera