Krerët e Shtetit zhvilluan sot homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve për nder të 29 Nëntorit, ditës së Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.
/Shqiptarja.com
I pranishëm ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” në nderim të kujtimit të dëshmorëve të rënë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Në homazhe merrte pjesë Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ministra, deputetë, veteranë si dhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve.
d.c./shqiptarja.com












