Propaganda serbe është e madhe e ndërsa mediat e këtij vendi nuk ngurojnë të shkrujnë çdo çudi të mundshme në favor të tyre dhe kundër shqiptarëve. Urrejtja e serbëve ndaj shqiptarëve është e madhe, e ndërsa ata duan t’iu marrin shqiptarëve dhe heroin e tyre kombëtar.

“Kurir” një nga mediat serbe më të mëdha shkruan në numrin e sotëm se Gjergj Kastriot Skënderbeu është serb, e ndërsa shqiptarët  sipas tyre e kanë “vjedhur” atë duke e bërë heroin e tyre. Përkundër historisë “Kurir” shkruan se shqiptarët janë një komb pa origjinë.

skenderbeu 2

“Historiani anglez Eduard Gibbon në librin e tij “Historia e venitjes dhe rënies së Perandorisë Romake” e vitit 1788, në mënyrë të qartë ka shkruar se Kastriotiç e ka origjinën nga dinastia e vjetër serbe e Braniloviçëv e të Zetës. Populli dhe historianët serbë e kanë pasur të lehtë të hedhin poshtë kalorësit dhe heronjtë serbë. Ngaqë janë harruar nga historianët serbë, këta heronj janë duke rënë në errësirën e harresës, apo thjesht po konfiskohen dhe përvetësohen nga njerëz të tjerë! Një fat i tillë i ka ndodhur kalorësit serb dhe gjeneralit të Papës, Gjorgje Braniloviç Kastriotiç, të cilin shqiptarët e kanë deklaruar për heroin e tyre kombëtar. Madje, edhe flamurin e tij e kanë kthyer në simbolin e tyre kombëtar”, shkruan “Kurir”.

skenderbeu 3
 
Sipas gazetës serbe emri i tij i vërtetë tani pothuajse është harruar, por në sajë të propagandas shqiptare, e tërë bota e njeh atë. “Skënderbeu nuk është thjesht kalorës serb, po historianët tanë hoqën dorë lehtë duke e harruar atë. Arnautët e kanë kuptuar se historia nuk mund të bazohet mbi heronj të vjedhur. Nën mbështetjen e plotë të shkollës perëndimor e të historisë, ata tani përdorin një tjetër gënjeshtër e madhe duke pretenduar se janë pasardhës të ilirëve në Ballkan”, përfundon shkrimi në gazetën serbe “Kurir”.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)