LONDER - Xhamajka ka fituar stafetën olimpike në garën e meshkujve 400 metra duke shënuar një rekord botëror prej 36.84 sekondash. Katërshja e përbërë nga Usain Bolt, Nesta Carter, Michael Frater dhe Yohan Blakee thyen rekordin e vendosur prej tyre në vitin 2011 prej 37.04 sekonda.

Bolt tashmë ka fituar katër medalje të arta, Xhamajka ka fituar vrapime në 100 dhe 200 metra. SHBA mori medaljen e argjendtë në stafetën olimpike që zgjati 37.04 sekonda, ndërsa Trinidad dhe Tobago morën medaljen e bronztë për 38.12 sekonda.

Sot ndërkohë është ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike në Londër që nisën në 27 korrik. Ceremonia e mbylljes sipas organizatorëve do jetë po kaq madhështore sa dhe ajo e hapjes.

Ceremonia pritet të zgjasë tre orë e gjysmë dhe në të do performojnë yjet më të mëdhenj të së shkuarës dhe të tashmes së muzikës britanike pop dhe rrok. Pritet performancë e emrave legjendë të muzikës, si George Michael dhe Spice Girls.

Spektakli i cili është quajtur Simfonia e Muzikës Britanike, është projektuar të nderojë industrinë muzikore britanike. Provat gjenerale për ceremoninë ku pritet të marrin pjesë 1400 artistë, janë duke u zhvilluar në një vend sekret në Londër.

(gm/Shqiptarja.com)