TIRANE- Pas një periudhe relativisht me inflacion të moderuar, sërisht gjatë muajit shtator të ketij viti ka patur një rritje jo të vogël. Ndryshimi vjetor në muajin është 2.6 për qind, njoftoi Instituti i Statistikave. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.8 për qind. Pavarësisht tendencës në rritje të muajve të fundit, inflacioni vijon të mbetet brenda objetivitit të Bankës së Shqipërisë prej 2-4%, thekson INSTAT.
Krahasuar me muajin gusht, indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një rritje 0.5 për qind, indeksi i grupit “Pije alkolike dhe duhan” ka shënuar një rritje prej 1.6 për qind, rritje kjo që ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimit të duhanit me 3.1 për qind. Indeksi i grupit “Transporti” ka shënuar një rritje prej 0.6 për qind, ku gjatë muajit shtator çmimi i naftës shënoi një rritje prej 1.5 për qind dhe çmimi i benzinës një rritje prej 2.4 përqindësh.
(gk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com