TIRANE- Çmimi i biletave të transportit publik duket se do të sjellë përplasjen e parë mes Bashkisë së Tiranës dhe Qeverisë. Ndërsa nga operatorët privatë dhe Shoqata e Transportit Publik kërkohet një rritje e çmimi të biletës apo marrje e masave lehtësuese, nga ana tjetër Bashkia e Tiranës del kundër ndryshimit të çmimit të biletës për transportin publik urban. Nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo tha se i takon qeverisë të gjejë rrugë të tjera financiare, që mund të subvencionojë operatorët e transportit urban e nga ana tjetër duhet të ndjekë lehtësi fiskale në favor të tyre, dhe jo të rrisë taksat.
“Ju e dini tashmë pozicionin shumë të fortë të Bashkisë së Tiranës. Çmimi i biletës për ne Tiranës nuk duhet të rritet në asnjë mënyrë. I takon qeverisë të shikojë mekanizma të tjerë financiarë të pa eksploruar akoma, të cilët mund t'i sjelli operatorët në kushte më të mira, të përfitueshmërisë së tyre ekonomike. Në mënyrë që cilësia e shërbimit në Tiranë të ngelet ajo që është, kemi bërë një sforco të madhe për t'a sjellë cilësinë e shërbimit të transportit urban në Tiranë, në këtë nivel që është sot” ka theksuar Bozdo. Ndërkohë që ka theksuar se gjendja e autobusëve është shumë e mirë, ai ka dhënë edhe propozimet për qeverinë në mënyrë që të marrë masat që çmimi i biletës të mos rritet.
“Ne kemi shumë nevojë që këtë standard ta mbajmë, por këtu qeveria duhet të ndërhyjë jo duke rritur çmimin por duke eliminuar ndoshta akcizën, ndoshta TVSH-në për karburantin, ndoshta edhe taksën e re që u rrit dhe ja ka bërë jetën të gjithëve më të shtrenjtë''-theksoi Bozdo, nën kryetar i Bashkisë. Bozdo ka reaguar pas deklaratës operatorëve e shërbimit urban se do të rrisin biletën për udhëtarët deri në 70 lekë.
Deklaratën nën kryetari i bashkisë Bozdo e bëri gjatë inspektimit në rrugën e përfunduar ''Preng Jakova'', pjesë e njësisë 7 në Tiranë. Me një investim prej 10.4 milion, në këtë aks është ndërtuar sistemi i kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha, ndriçimi rrugor dhe gjelbërimi, si dhe është bërë zëvendësimi i mureve rrethuese me kangjella.
Shkrimi u publikua sot (17.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com